E Diel, 1 Nëntor 2026

Iu gjet automatik pa leje dhe 100 fishekë në shtëpi, arrestohet

Elbasan, 8 shkurt, NOA Forcat e  policisë së Elbasanit kanë arrestuar në
flagrancë 50-vjeçarin Refit Muça, lindur dhe banues në fshatin Shtëpanjë të këtij
rrethi, i dënuar më parë për veprën penale të Vjedhjes. Lajmi konfirmohet
zyrtarisht për agjencinë e Lajmeve NOA duke sqaruar se arrestimi i tij u bë
pasi nga disa informacione të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të
ushtruar në banesën e tij, iu gjend dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës
materiale një armë automotik mod56 si dhe 1000 copë fishekë mod-56, të cilat i
mbante pa leje në banesë.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit
për veprime të mëtejshme për veprën penale Mbajtja pa leje e armëve luftarake
dhe të municionit, e cila parashikohet nga neni 278 i Kodit Penal.

n.e/NOA                  

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›