E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet autori i vrasjes dy ditë më parë në lokalin e Kamzës

Kamëz, 8 shkurt, NOA Forcat e policisë kanë
arrestuar në flagrancë 52-vjeçarin Avni Gasa, lindur në Mat dhe banues në Tiranë,
pasi dyshohet se ka shkaktuar një vrasje me armë në një lokal të Kamzës dy ditë
më parë. Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Tiranës, sipas të cilave në
kushtet e flagrancës Gasës i është ushtruar edhe kontroll në banesë ku iu gjetën
dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 100 copë fishekë, mod.56
si dhe 24 copë kapsolla detonatore.

Gasa mësohet se ka qëlluar dy ditë më parë
56-vjeçarin Hasan Rakipi, 56 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.

Materialet rreth kësaj ngjarje do ti kalojnë prokurorisë
së Tiranës për veprën penale të Vrasjes me dashje si dhe Prodhimit dhe
mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve, parashikuar nga neni
278/3 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›