E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja në Laç, arrestohet një 17-vjeçar

LAC - Arrestohet një 17-vjeçar, i dyshuar si një ndër autorët e plagosjes me armë zjarri të një 30-vjeçares Blerta Islami, dy ditë më parë ndërsa, kjo e fundit kthehej nga kisha e Laçit.

Policia bën të ditur se ka vënë në pranga të riun me iniciale D.Sh, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër person. Sipas policisë, dy të rinjtë kanë synuar grabitjen e 4 vajzave, të cilat udhëtonin me një automjet.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ata i ndiqnin prej disa orësh vajzat, por kanë ndërhyrë ndërsa ato ktheheshin nga kisha e Lacit, duke gjuajtur me armë zjarri gomat e automjetit, por njëri prej plumbave kapi 30 vjeçaren, e cila u transportua drejt spitalit ushtarak.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›