E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmshpërblimet e luftës, Greqia s'heq dorë nga pretendimet

ATHINE - "Greqia nuk ka hequr dorë nga pretendimet e saj dhe nuk do ta bëjë". Kjo është përgjigjja e Ministrisë së Punëve të Jashtme Greke për njoftimin zyrtar të ministrisë gjermane, ku thuhej se "çështja e dëmshpërblimeve nuk ekziston më, tani rreth 65 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore". 

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, Grigori Delavekuras, "varësia e dëmshpërblimeve gjermane dhe e kredisë së detyruar ekziston, dhe Greqia ruan gjithmonë të drejtën dhe mundësinë për t'u marrë me këtë çështje, në mënyrë që të ketë rezultatin e duhur dhe më të përshtatshëm për të. Për të shmangur çdo dyshim, përsëris se Greqia nuk ka hequr dorë nga pretendimet e saj dhe nuk do ta bëjë". 

Kjo deklaratë pasoi atë të Ministrisë së Jashtme gjermane sipas së cilës "Gjermania ka paguar në fund të Luftës së Dytë Botërore, në kuadrin e Marrëveshjes së 1946, për Shërbimin Aleat të Dëmshpërblimeve të Parisit, dëmshpërblimet për Greqinë dhe e mbështeti atë në mënyrë aktive për rindërtimin e saj. 65 vjet pas luftës dhe pas shumë dekadave të bashkëpunimit paqësor dhe plot besim të Gjermanisë me Greqinë dhe marrëdhënieve tona të ngushtë me NATO-n dhe BE-në, çështja e dëmshpërblimeve, nga këndvështrimi i Qeverisë Federale nuk ekziston", përfundonte deklarata e ministrisë gjermane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›