Mediat serbe: Presidenti Boris Tadiç do japë dorëheqjen
BEOGRAD - Mediat shkruajnë se presidenti serb Boris Tadiç do të japë dorëheqjen sot ose nesër, nëse merr garanci të forta ndërkombëtare se “në Kosovë nuk do të ketë konflikte dhe sulme të reja mbi serbët”.
Dorëheqja bëhet në shenjë proteste për mosmbajten e zgjedhjeve në Kosovë.
Lajmi është publikuar në të përditshmen serbe Blic, e cila i referohet një burimi të afërt me presidentin, 6 muaj para zgjedhjeve presidenciale në vend.
Burimi i gazetës Blic ka thënë se lideri i demokratëve ende nuk ka marrë vendim përfundimtar për dorëheqjen, për faktin se në rast të incidenteve dhe trazirave në Kosovë, ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë nuk ka mandat të plotë për veprim.
Detyrat e presidentit të shtetit, në një situatë të tillë do t’i kalonin kryetares së Kuvendit të Serbisë, Slavica Gjukiç-Dejanoviç. Ajo dje ka thënë se “është e gatshme të kryejë atë funksion”.
Përveç Tadiçit, aktualisht janë edhe tre kandidat të tjerë për president të Serbisë: Tomislav Nikoliç, kryetar i përparimtarëve serb, Ivica Daçiç, i socialistëve dhe Istvan Pastor, lider i Lidhjes Hungareze të Vojvodinës.
(ma.ar/BalkanWeb)