Maturantët protestë për provimin e Letërsisë

Sipas maturantëve, në test kishte edhe pyetje që ishin bërë më parë gjatë procesit mësimor. Një prej pyetjeve që është kundërshtuar fort nga maturantët, ka qenë ajo e Sharl Bodler, e titulluar “Albatros”.
Ata u takuan me zyrtarë të MASH, të cilët thanë se do të gjendet një zgjidhje. Shumë nxënës, nga paniku që krijoi ndryshimi tre herë e tezës së provimit dhe së fundi dhënia e një pyetjeje jashtë programit mësimor të zhvilluar, shprehen se po privohen nga e drejta për të studiuar në degën e dëshiruar. Rezultatet e provimit të Letërsisë dhe Gjuhës shqipe do të dalin pas 10 ditësh.
Provimi i radhës për maturantët është ai i matematikës më 16 qershor, ndërsa ato me zgjedhje zhvillohen ne datën 30 qershor. Formulari A2 për pranimet në universitetet publike do të plotësohet pasi maturantët të kenë në duar të gjitha notat e provimeve të maturës. Ky vit është i pari që nxjerr maturantë me sistemin e ri të shkollës së mesme me një kurrikul të re, që zgjat 3 vjet dhe jo më 4 siç ishte më parë./Start/
2012-06-04 16:27