E Shtunë, 31 Tetor 2026

G7, takim urgjent për krizën në Eurozonë

Bruksel- Shefat e shtatë vendeve më të industrializuara do të zhvillojnë bisedime urgjente mbi krizën e borxhit në Eurozonë ditën e sotme në shenjë të alarmit të rritur global rreth kërcenimit të monedhës së përbashkët monetare.

Me Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë në programet e kreditimit tregjet financiare janë të shqetëuar për rreziqet e një krize bankare spanjolle dhe të një zgjedhjeje të gabuar greke më 17 Qershor, që mund ta çojë Athinën të lërë Euron duke shkaktuar turbulencë akoma më të fortë ekonomike.

‘Kemi arritur në një pikë ku ne duhet të kemi një mirëkuptim të përbashkët për problemet me të cilat përballemi’- tha ministri japonez i Financave, Jun Azumi. Më herët ministri kanadez i Financave, Jim Flahertu i tha ministrave dhe bankierëve qëndrorë të SHBA-së, Kanadasë, Japonisë, Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë se do të mbajë një konference të posaçme duke rritur presionin ndaj evropianëve për të reaguar. Teska Toronto dhe Uashingtoni bënë po ashtu thirrje për më shumë veprim në Evropë.

‘Tregjet mbeten skeptike se masat e marra deri më tani janë të mjaftueshme për të siguruar shërimin e Evropës dhe për të larguar rrezikun se kriza mund të thellohet’- tha sekretati i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.

Më një shqëtësimi në rrije lidhur me krizën e borxhit në zonën Euro, Banka Qendrore Australiane ka ulur normat e interesit të martën më 25 pikë në 3.50%, niveli më i ulët në dy vjet. Presioni është krijuar në mënyrë të veçantë në Gjermani, kontribuesi më i madh evropian, për të mbështetur që paketës fiskale të shtrëngimit t’i shtohet edhe pika për rritjen ekonomike.

G7 mund të bëjë thirrje për një veprim të përbashkët në samitin e rradhës të grupit më të gjërë të 20 ekonomive në Meksikë më 18-19 Qershor. G20 që përfshin edhe Kinën luajti një rol të rëndësishëm në krizën financiare të 2008-2009 teksa shqetësim mbetet Greqia dhe nevoja për kreditimin e bankave spanjolle.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›