E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja në Shkodër, Vuksani: Policia ndyshoi dëshminë

I afërmi i kandidatit të PS-së të komunës Shalë në Shkodër Zef Vuksani i cili mbeti i plagosur pasditen e së shtunës ka hedhur akuza ndaj policisë për tjetërsimin e dëshmisë së ngjarjes.Vuksani ka deklaruar se i është ndryshuar dëshmia që i është marrë pak munuta pas ngjarjes së ndodhur në datën 11 qershor ku ai u plagos me armë zjarri në këmbë.
Nga ana tjetër ka qenë edhe vëllai i tij i cili i ka kërkuar organeve të prokurorisë dhe policisë të mos ndryshojnë provat dhe të mos detyrojnë që kjo ngjarje të zgjidhet me vetëgjyqësi.
Zef Vuksani u plagos me 11 qershor në vendin e qujtur tek ish fermentimi në Shkodër. Në lidhje me këtë ngjarje policia e Shkodrës arrestoi shteasin Kolë Tonaj, ndërkohë që Vuksani hedh poshtë të jetë cënuar nga ky person pasditen e së shtunës. Akuzat për këtë ngjarje nga ana e palës së dëmtuar i drejtohen kreut të komunës Shalë Ded Tonaj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›