E Diel, 1 Nëntor 2026

Një 40-vjeçar vetëvaret në spitalin psikiatrik

 Një 40-vjeçar, i cili vuante nga çrregullime mendore, është vetëvarur në ambientet e spitalit psikiatrik në Elbasan. Ngjarja e rëndë është shënuar në orët e mbrëmjes së djeshme, ku mësohet se 40-vjeçari i identifikuar si Resmi Arapi nga Lushnja, ishte rikthyer në spital pas një trajtimi tre javor.

Sipas bluzave të bardha, ai kishte deklaruar se nuk ndjehej mirë dhe kishte kërkuar të qëndronte sërish në spital. Më pas ai ishte sistemuar në pavion dhe duke përfituar nga mungesa e personave të tjerë është vetëvarur me litar, duke i dhënë fund jetës. Policia ndërkaq ka nisur hetimet. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›