E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llapjanët nisën për në Vlorë

Pasi kanë parakaluar nëpër rrugën kryesore të qytetit në Podujevë, sot u nis për në Vlorë karvani prej 30 kalorësve llapjanë. Parakalimin solemn të kalorësve llapjanë e kanë përcjell mijëra qytetarë

Karvani i përbërë nga 30 kalorës me kuaj, i përcjellë nga kamionë dhe një autobus, u nis sot në orën 10:00 nga qendra e qytetit, për të mbërri më 28 Nëntor në Vlorë në kremten e madhe të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kalorësit llapjanë janë përcjellë nga mijëra qytetarë të cilët kishin dalë t’i përshëndesin ata në parakalimin madhështor nëpër rrugën kryesore të qytetit.

Kalorësve, të veshur me veshje kombëtare, u printe një plak që luante rolin e Isa Boletinit. Po ashtu edhe makinat si dhe mjetet e tjera të transportit, që ishin në përcjellje të karvanit, ishin të stolisura dhe mbështjella me simbole kombëtare dhe flamurin kuq e zi.

Nisja e kalorësve ishte organizuar nga Unioni i Shkrimtarëve Kritik të Kosovës i drejtuar nga Sheqir Podvorica, ku një grup i përbërë nga Ranchi i kuajve të Mazgitit janë nisur nga Prekazi legjendar, grupi tjetër nga Shala e Bajgores dhe grupi i tretë u nis nga Podujeva.

Në organizimin e shkuarjes së kalorësve ka marrë pjesë edhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport i drejtuar nga drejtori, Nexhmi Balaj, duke organizuar pjesën artistike, dekorimin dhe parakalimin solemn. Ndërsa nga buxheti i Komunës së Podujevës janë financuar shpenzimet e karburanteve për mjetet motorike, që janë në përcjellje të kalorësve për në Vlorë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›