E Shtunë, 31 Tetor 2026

Etja e Bleona Mates

/ /

NgaARANITA BRAHAJ

Ne nje hetim mbi nje ngjarje kriminale ai qe heton ka te drejte dhe duhet te dyshoje tek cdokush e te ngreje secilen piste te mundshme per ta verifikuar. Zhdukja e Bleona Mates vajzes shtatevjecare nga fshati Zapod i Kukesit duket se eshte nje nga rastet me te veshtira e nga me te nderlikuara sa u takon karakteristikave te personave te dyshuar per dijeni mbi faktet e me tej per implikim ne fatin e vajzes. Ky fat tashme eshte haptazi i lidhur ngushte me nje krim fizik rrembim apo vrasje. Marrja ne pyetje e secilit person qe ben pjese ne dy kategorite e sipershenuara kerkon perqendrim e analize maksimale per nje ngjarje qe nuk ka lene jane gjetur gjurme konkrete fizike ne fshatin Zapod.
Sa here qe grupi i hetimit teston nje grup te dhenash qe burojne nga nje marrje ne pyetje dhe nuk gjen argument te mjaftueshem per te zyrtarizuar versionin ne fjale do te duhet te rikthehet edhe nje here tek momenti i pare per te rindertuar serish ngjarjen. Ne pozicionin e nje personi qe merr pjeserisht persiper te beje nje analize te thjeshte mediatike te rastit gjashte muaj me pare ne menyre teorike ne nje shkrim te gazetes Panorama kam parashtruar tete versione te mundshme te ngjarjes. Me aq te dhena sa njihen nga intervistimet mediatike te personazheve po i rikthehem edhe nje here rrefimit mbi pasditen e 22 majit 2010 pasi konstatoj se ka disa detaje qe mund te ndihmojne ne zgjerim te hetimit.
22 maj 2010 Bleona Mata vajza 7-vjecare gjendet ne kullote te fshatit Zapod ne nje terren te veshtire por jo te pamundur per femije te rritur ne fshat. Me te jane pese vajza Alketa njezet e tre vjecare halla e vajzes se humbur Qamilja katermbedhjetevjecare kusherire e pare e babait te Bleones fqinje dhe e afert me vajzen Rudina nentembedhjete vjec Diana gjashtembedhjetevjecare dhe Gentiana shtatembedhjete vjecare. Bleona nuk eshte nisur qe ne fillim ne kullote me pese vajzat e tjera.
Njera nga vajzat Gentiana gjate qendrimit ne kullote eshte kujtuar se i duhej nje grep qendisjeje te cilin ate dite nuk e kishte marre me vete. Per te marre grepin ajo i drejtohet me te vogles Qamiles qe te kthehej drejt fshatit ta merrte e ta sillte. Ne kembim katermbedhjetevjecarja ka kerkuar qe ti jepnin me vete nje celular. Ne deklarimet perpara autoritetit te hetimit Qamilja eshte shprehur se celularin e ka kerkuar vetem me qellim qe gjate rruges nga shtepia ne kullote te degjoje muzike. Ne fshat deshmitarja tregon se ka gjetur Bleonen me vellain dhe i ka shoqeruar deri afer shtepise. Kur Qamilja eshte drejtuar serish drejt kullotes ajo ka pare se Bleona po i vinte pas. Sipas deshmitares shtatevjecarja i eshte shprehur se donte te ngjitej ne kullote ku ishte edhe halla e saj. Bleona ka mberritur ne kullote atje eshte pritur dhe eshte ushqyer nga halla Alketa. Kjo e fundit eshte shkeputur e para nga grupi i vajzave duke hyre ne thellesi te pyllit per te marre bagetite nga kullota. Te njejten gje kane bere me pas edhe kater vajzat e tjera secila per ate pjese te tufes qe i perkiste duke lene vetem shtatevjecaren.
Qamilja. Duke qene personi qe ka sjelle Bleonen ne kullote vend ku vajza deklarohet se eshte pare per here te fundit Qamilja eshte nga personat per te cilen eshte kushtuar vemendje maksimale gjate procesit te marrjes ne pyetje. Me gjithe moshen relativisht te re gjate gjithe kohes qe eshte marre ne pyetje dhe ne te gjitha intervistat mediatike ajo shprehet me konsekuence duke i qendruar nje versioni ngjarjesh. Edhe ne perplasjen e saj me vajzen tjeter Gentianen vihet re nje qartesi deklarimesh. Gjate gjithe kohes deshmitarja i eshte nenshtruar nje procesi intensiv te marrjes ne pyetje te deklarimeve dhe ballafaqimeve. Nje muaj pas fillimit te hetimeve vajza eshte shtruar per nje nderhyrje kirurgjike ne spitalin e Kukesit duke dhene qartazi shenja lodhjeje dhe veshtiresie te shkaktuara nga pozicionimi dhe trajtimi si deshmitare kyc.
Gentiana. shte vajza qe ka kerkuar grepin duke u bere keshtu iniciatore e nje grupi veprimesh qe rezultojne ne finale ne mberritjen e Bleones ne kullote. Per nje kohe te gjate eshte pyetur dhe mbajtur nen vezhgim. Gjetja e nje numri te madh telefonatash me persona te ndryshem me te cilet dukej haptazi nje lloj interesi social dhe individual ka bere qe nen siten e hetimit te vendosen edhe persona me te cilet ajo ka komunikuar. Ne perfundim nuk ka nje dyshim te bazuar se teresia e komunikimeve si dhe posedimi i disa aparateve celulare te saj e implikon me fatin e shtatevjecares.
Alketa. shte me e madhja nga vajzat e grupit. shte halla e Bleones ndaj saj eshte vene gishti per nje akuze te rende implikimi akuze e cila nuk ka perkuar me element konkret gjate hetimit. Versioni se ajo mund te kishte marre pjese ne eliminimin e vajzes pasi ishte pikasur nga mbesa ne nje fragment intim me nje te panjohur me shume se nje variant i bazuar rezultoi nje dyshim i hedhur ne rrjetin social Facebook. Burimi anonim i ketij versioni nuk u arrit te zbardhet. Ndersa versioni mbeti i pabazuar dhe shume i dyshimte mbi qellimet e publikimit te tij.
Te tre vajzat deshmitare jane vene here nen dyshim e here nen vezhgim. Surprizues ka qene per hetuesit e ceshtjes volumi i bisedave telefonike mes tyre dhe personave te ndryshem te njohur e te panjohur nga afer. Gjithashtu edhe numri i kartave telefonike dhe aparateve celulare. Por mes shume sjelljeve te cuditshme nuk eshte mundur te krijohet nje version bindes se ndonjera kishte dijeni apo ishte e implikuar me rrembimin apo eliminimin e shtatevjecares Bleona Mata. Vajzat jane pyetur ne menyre te riperseritur per te testuar konsekuencen e rrefimeve. Ato jane pyetur ne banese ne kullote ne ambiente te Drejtorise se Policise se Kukesit dhe ne ambiente te Prokurorise se Krimeve te Renda duke perdorur pyetjen dhe rimarrjen ne pyetje disa here si opsion taktik per te zbardhur defekte te qendrimit te seciles.
Fakt eshte qe fokusi i deritanishem tek vajzat dhe lenia pak nen hije e personazheve te tjera te afert te Bleones duket se ka mberritur ne nje moment diskret ku vete familjaret po perballen me dyshime dhe akuza te forta per njeri-tjetrin. Regjistrimi i nje kerkese per divorc ndryshimi i vendbanimit dhe artikulimi i akuzave per njeri-tjetrin i dy prinderve te Bleones Zamirit dhe Bukuries te ben te mendosh se nje vemendje hetimore e njejte me ate te kushtuar ndaj vajzave te marra ne pyetje duhet te ishte treguar edhe ndaj tyre. Them te lene nen hije pasi ne momentet e para te hetimeve nuk jane krijuar alibi dhe nuk jane regjistruar vendndodhje te sakta te personave te tjere nen hetim si p.sh. gjyshi gjyshja nena babai dhe fqinj te familjes Mata. Kjo eshte bere pasi vendngjarje e dyshuar e nje veprimi qe perben krim eshte konsideruar sheshpushimi ne kullote ku eshte pare per here te fundit Bleona. Por a ekziston mundesia qe kontakti i shtatevjecares me personin qe ka rrembyer apo cenuar fizikisht ate te mos jete realizuar ne kullote por diku tjeter ku vajza eshte zhvendosur vete
Duke u kthyer serish tek ngjarja qe ndertojne rrefimet e vajzave. Alketa Rudina Qamilja Gentiana dhe Diana pasi jane ushqyer me cka kishin marre me vete nga shtepite kane qendruar edhe disa minuta ne kullote. Pas ushqimit Bleona ka kerkuar disa here te pije uje dhe vajzat nuk kishin marre uje me vete. Atehere i kane thene shtatevjecares te prese qe ato te marrin bagetite e shperndara e me pas te kthehen ne fshat. Kerkesa e shtatevjecares per uje eshte perseritur disa here. fare mund te kete ndodhur nese Bleona pasditen e njezet e dy majit teksa kishte mbetur vetem ne kullote ka vendosur te mos prese edhe dhjete apo njezet minuta per tu kthyer me vajzat ne drejtim te fshatit. Po sikur vajza te jete kthyer e vetme ne shtepi fare mund te kete ndodhur ne kete kthim te saj ke mund te kete takuar rruges apo ne shtepi
Ne kete moment behet i nevojshem investigimi dhe intervistimi i secilit pjesetar dhe secilit fqinj te kesaj familjeje. Akuzat e familjareve per njeri-tjetrin e sidomos te dy prinderve te Bleones duhen pare me kujdes. Per shembull Bukuria nena e shtatevjecares eshte treguar e kujdesshme ne dyshimet e saj. Ne momentin kur Alketa kunata e saj akuzohej nga nje burim anonim per implikim direkt ne fatin e vajzes vete Bukuria nuk ka nxituar ta beje kete akuze madje duke u treguar edhe me e matur se vete Zenel Mata gjyshi i Bleones dhe babai i Alketes i cili ne nje interviste te dhene tek News24 nuk eshte shprehur perjashtues perkundrazi ka kerkuar te hetohet edhe ky version. Nena e Bleones mediatikisht ka marre ne mbrojtje edhe Qamilen e cila ishte nen fokusin e dyshimeve duke treguar gjate nje emisioni ne Klan se vajza e saj dhe Qamilja kane nje marredhenie te afert qe nuk le shteg ne dyshime per katermbedhjetevjecaren. I analizoj keto qendrime pasi ne invers me nenen e Bleones babai i saj Zamiri megjithese nuk ka qene ne fshat eshte shume i bindur se bashkeshortja e tij ate dite edhe pse ka deklaruar se po kryente pune ne bujqesi nuk ka rezultuar te kete kryer asnje pune. Atehere kush e informoi babane mbi sasine e puneve cili eshte personi qe ka dijeni mbi veprimet e Bukuries apo kerkon te percjelle nje pjese te dyshimeve drejt saj Ky person mund te kete dijeni mbi ngjarjen ose mund te jete i implikuar qe tenton te krijoje versione te gabuara.
Gjyshja e Bleones. Ne gjithe kete histori personi qe ka deshmuar me pak ne hetuesi dhe ne media eshte gjyshja e Bleones. Jo per fajin e saj gruaja gjashtedhjetevjecare zoteron nje artikulim te veshtire dialektor. Kjo ka bere qe edhe ne rrefimin e saj mbi nje person mashkull te rritur te pare duke shkuar ne drejtim te kullotes gruaja e moshuar te deshmoje nepermjet bashkeshortit te saj. Nga ana tjeter per cdo detaj qe lidhet me ambientin dhe atmosferen familjare gjyshja e Bleones eshte njeriu me me shume informacion te mundshem duke qene edhe nje person kyc gjyshe e vajzes se humbur nene e Alketes dhe Zamirit vjeherr e Bukuries dhe bashkeshorte e Zenelit personit qe ka drejtuar kerkimet e ka deshmuar vazhdimisht ne media mbi cdo version te hedhur per ngjarjen.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›