Alketa, ende e perndjekur nga flaket
Ish-punonjesja ne fabriken e demontimit tregon se edhe sot, ndihet sikur po e perpin zjarri i shperthimit
Luljeta Ndoka
Nje vit, nuk ka mundur t'i sheroje as plaget e marra pothuaj ne te gjithe trupin, dhe as dhembjen per humbjen e djalit te kunatit dhe vjehrrit te saj. Alketa Azisin e gjejme duke bere pune ne shtepine e saj, pothuaj te rrenuar para nje viti, pikerisht kur ndodhi tragjedia e Gerdecit. Fshesa qe mban ne dore e komandon Alketen si te ishte nje buratin, sepse ajo nuk ka pike fuqie. "Qe diten kur me perfshine flaket, brenda fabrikes se demontimit, une mezi rri ne kembe. Nuk kam fuqi per asgje, por detyrohem te bej ndonje pune se edhe vete merzitem duke qendruar kot", thote Alketa. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", gruaja e re tregon per diten e tmerrshme te shperthimeve, per plaget e marra ne trup, si dhe per humbjen e dy njerezve te dashur te familjes.
Alketa, ka kaluar nje vit nga tragjedia e Gerdecit. A e keni marre veten disi, nga ngjarjet qe perfshine familjen tende dhe ty?
E kam shume te veshtire te harroj ate qe ndodhi. Per fat te keq, kjo ngjarje la pasoja tragjike ne familjen tone, pasi humbem dy njerez te dashur: Vjehrrin tim dhe djalin e kunatit. Edhe vete personalisht, kam kaluar nje traume qe zor te me kaloje edhe pas disa vitesh. Do duhet shume kohe...
Per cfare behet fjale?
Une ate dite po punoja brenda fabrikes se demontimit, ku kisha filluar pune prej disa kohesh. Ne nje moment, pati nje shperthim shume te madh. Ne nuk po e merrnim vesh c'po na ndodhte, vecse ne menyre te rrufeshme u ndjeme te perfshire nga flaket. Madje edhe kur keto te fundit nuk kishin mberritur akoma deri tek une, temperatura qe leshonin ishte mjaft e larte.
Si arrite te shpetoje?
Kam nje pergjigje shume te qarte dhe te thjeshte per kete. Jeten e kam vetem fale nuses se vellait, e cila me kapi dhe me nxori perjashta. Po te mos ishte ajo, une s'do te isha gjalle sot, dhe per kete e falenderoj shume.
Nga se pate me shume frike ne momentet kur u ndjeve e rrezikuar?
Pata me shume prike per femijet e mi. Nga njera ane doja t'u mbijetoja flakeve, nga ana tjeter mendja me punonte tek femijet e mi, qe ishin ne shtepi pikerisht ketu ku ndodhem tani. S'kishte gje me te tmerrshme se te mendoje qe ata ishin ne rrezik. Pra, nuk pata frike per veten, sa per femijet.
Cili ishte bilanci i ngjarjes per familjen?
Sic e theksova edhe me siper, per fat te keq ne familjen tone mungonte vogelushi Edison, djali i kunatit tim, si dhe vjehrri. Pesuam nje pikellim shume te madh, por nuk kishim se c'te benim. Ne qe ishim me afer kraterit te shperthimit u prekem me shume. Pra, te gjithe ata qe i kishin shtepite afer, paten pasoja te renda. Gjithashtu, edhe une pesova djegie te renda ne te gjithe trupin. (Tregon shenjat, qe jane ende te fresketa, sikur ngjarja te kish ndodhur pak muaj me pare.
A mendoni se do te mund ta hidhni pas kraheve, ate qe ndodhi nje vit me pare?
E veshtire. Une edhe sot, pas nje viti ndihem mjaft e traumatizuan. Me duket sikur me ndjekin flaket nga mbrapa dhe me perpijne. Trauma ka qene e madhe dhe besoj se do te duhet shume kohe, qe kjo te kaloje.
Po shtepia, a pesoi demtime?
U dogj pothuajse e tera. Sic e shihni, kemi filluar ta rindertojme, po duhet ende edhe shume pune dhe para. Ne kemi kohe qe nuk jetojme ketu, per shkak se shtepia ishte e pabanueshme dhe kemi gjetur strehe diku tjeter. Ne momentin kur ajo te rregullohet, do t'i rikthehemi jetes ketu, ndonese me shume kujtime te trishta.
A ju ka demshperblyer mjaftueshem shteti?
Na ka dhene leke, po c'i do? Humbem dy persona te dashur te familjes. Pjesa qe mbeti, ka demtime. Mund t'ju them se mezi arrij te bej gati femijet per ne shkolle. Megjithate, ky ishe fati i keq, per te cilin nuk mund te bejme asgje tanime.