E Diel, 1 Nëntor 2026

Plan per te rritur akcizen e duhanit

Projekti Ministria e Financave Cmimi i cigareve i njejte me nivelin e BE-se

Ministria e Financave po planifikon te dergoje per miratim ne Keshillin e Ministrave nje draft per rritjen e akcizes per duhanin. Aktualisht akciza e ketij produkti shume te konsumuar ne Shqiperi eshte 50 leke per pakete nga 40 leke qe ishte para muajit tetor 2009 kur qeveria vendosi te rriste detyrimin tatimor.

Mesohet se propozimi i Ministrise se Financave per rishikimin e akcizes per duhanin dhe nenproduktet ka ardhur pas disa konsultimeve me Ministrine e Shendetesise e cila prej dy vitesh ka nisur nje fushate te gjere per luften ndaj duhanpirjes si fillim me ligjin antiduhan e pastaj me fushatat sensibilizuese si mesazhet ne paketa etj.

Per momentin nuk mesohet se sa do te jete masa e rritjes por garantohet nje akcize e rritur me te pakten 10 leke dhe ku parashikohet qe te hyje ne fuqi me 1 janar 2011.

Zyrtare te ministrise sqarojne per Shqip se niveli aktual i takses mbi cigaret konsiderohet i ulet ne raport me vendet e Bashkimit Europian dhe duke pasur parasysh strategjine per te perafruar cmimet e duhanit me vendet e tjera. Por duke rritur akcizen ministria u druhet tentativave per kontrabande qe ne te tilla rastesh nxiten te kalojne sasi te konsiderueshme malli sikurse ka ndodhur vitet e kaluara. Statistikat nga organizatat e ndryshme jopublike tregojne se numri duhanpiresve ne Shqiperi eshte rreth 870 mije persona shifer teper e larte ne raport me vendet e tjera. Me rritjen e akcizes jo vetem qe synohet frenimi i semundjeve nga duhani por Ministria e Financave perfiton te shtoje te ardhurat ne buxhet qe parashikohet me te pakten 2.5 miliarde leke. Vitin e kaluar nga taksa e akcizes vetem per duhanin dhe nenproduktet e tij u arketuan rreth 9.1 miliarde leke ose gati 6 per qind me shume se viti 2008.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›