E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon cilesia e naftes ne janar 2011

Urdhri i IQT-se Ne treg vetem nafte 10 ppm ose 35 here me pak squfur. Sot eshte 350 ppm

Duke filluar nga 1 janari i vitit qe vjen ne tregun e karburanteve do te ndalohet shitja e naftes 350 ppm me ndotje te larte ambienti dhe demtime per makinen. Sipas urdhrit te leshuar keto dite nga Inspektorati Qendror Teknik qe varet nga Ministria e Ekonomise dhe Tregtise ne treg do te shitet nje standard i ri nafte 10 pmm qe ndot me pak ruan makinen por qe kushton me shume per shkak te cilesise. Urdhri i IQT-se vjen ne kuader te vendimit te qeverise date 21 mars 2007 sipas se ciles brenda vitit 2011 parametrat e naftes do te vijne drejt permiresimit ku nga 2000 ppm qe ishte gradualisht te ulej deri ne 10 ppm qe ndryshe quhet nafte eruodiezel ose D1.

Referuar portalit te specializuar per tregun e naftes karburant.com me ndryshimin e standardeve dhe me vendosjen e kufirit te ri konsumatoret dhe drejtuesit e makinave do te perdorin nje lloj nafte qe permban 35 here me pak squfur se ai aktuali.

Cilesia e re e naftes nuk vlen vetem per mjetet e transportit por edhe per gjeneratoret aq shume te perdorur ne vend ne rastet e mungesave te dritave sidomos nga biznesi. Vendimi i Keshillit te Ministrave nr. 147 date 21.03.2007 percaktonte qarte ndryshimet e perqindjes se squfurit sipas viteve ne vazhdim

Nga data 1 janar 2009 permbajtja e squfurit ne lenden djegese per motoret diezel nuk lejohet te kaloje 350 mg/kg ose ppm dhe nga data 1 janar 2011 permbajtja e squfurit ne lenden djegese per motoret diezel nuk lejohet te kaloje 10 mg/kg ose ppm. Gjithashtu ne kete vendim theksohet se nafta duhet te plotesoje kerkesat e standardit shqiptar SSH EN 590 ose te standardeve te tjera te barasvlefshme me te.

Por qeveria me nje vendim te sajin nr. 1110 date 30.07.2008 Per cilesine e lendes djegese diezel te prodhuar nga rafinimi i naftes bruto vendase i dha te drejte vetem sektorit vendas te rafinimit te naftes vendase qe ta shtynte me nje vit tregtimin e naftes 10 ppm pra me 1 janar te vitit 2012.

Menjehere mbas hyrjes ne fuqi ky vendim u ankimua ne Autoritetin e Konkurrences i cili me vendimin nr. 99 date 30.12.2008. i rekomandoi qeverise shfuqizimin e vendimit nr. 1110. Brenda nje periudhe rekord qeveria ne janar 2009 miratoi vendimin tjeter me numer 52 date 14.1.2009 Per cilesine e lendes djegese gazoil diezel te prodhuar nga rafinimi i naftes bruto te nxjerre ne territorin e Republikes se Shqiperise dhe te tregtuar per automjete rrugore e gjeneratore i cili ishte 100 per qind i njejte me vendimin e meparshem por me te vetmin ndryshim qe lejonte konkurrence te lire si dhe shfuqizonte vendimin nr. 1110 date 30.07.2008. Sikurse ben te ditur portali edhe ky vendim u ankimua por tashme ne Gjykaten Kushtetuese e cila e shfuqizoi si te papajtueshem me Kushtetuten.

Ndersa ne Shqiperi nafta 10 ppm do te jete e detyrueshme per tregtim me 1 janar 2011 ne Bashkimin Europian kjo nafte ka filluar te qarkulloje qe me 1 janar te vitit 2009 me detyrim per te gjithe vendet anetare. Per Shqiperine u be nje perjashtim dyvjecar per shkak te disa faktoreve qe lidheshin me pamundesine e prodhimit vendas per ta arritur kete standard brenda afatit dhe fuqia blerese akoma e ulet e shqiptareve per shkak se nafta 10 ppm eshte me e shtrenjte se nafta 350 ppm rreth 7 leke ose 5 per qind me teper. Perjashtimi vlente edhe per disa vende te rajonit si p.sh. Kosova ku nafta qe tregtohet per makina dhe gjeneratore eshte akoma ne nivelin e 50 ppm-ve sidoqofte me squfur 7 here me pak se nafta ne Shqiperi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›