E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten me 52 te ardhurat nga prodhimi vendas i naftes

Akciza

Ne vitin 2009 te ardhurat nga akcizat e karburanteve ishin rreth 21 miliarde e 300 milione leke duke zene 65 per qind te totalit me nje rritje gati 0.7 per qind krahasuar me vitin 2008. Te dhenat publikohen te detajuara nga Ministria e Financave permes buxhetit faktik qe pritet te miratohet keto dite ne Parlament. Vihet ne dukje nga ekspertet e financave se ka nje ulje te ardhurash nga karburantet e importuara 6 per qind ose 1.1 miliarde leke me pak se 2008-a. Kjo ulje ka ndikuar pozitivisht per tregun vendas prodhimi i te cilit ka siguruar per buxhetin e shtetit 1.2 miliarde leke me shume te ardhura me nje rritje rekord per 52 per qind.

Karburantet e zhdoganuara per periudhen kane qene 428.8 mije tone me nje renie 1.8 per qind kundrejt nje viti me pare. Renie te ndjeshme te zhdoganimit te karburantit ka pasur ne muajt e fundit te vitit 2009 duke nisur nga shtatori krahasuar me periudhat e kaluara. Sipas Ministrise se Financave renia e zhdoganimeve erdhi si pasoje e ndryshimit te nivelit te akcizes e cila nga 75 per qind e vleres detyrimi u be fikse 37 leke per liter duke eliminuar efektin e cmimit mbi te ardhurat nga kjo takse.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›