E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plan rregullues per cdo projekt

Zhvillimi i qëndrave urbane shqiptare është shoqëruar me mungesën e planifikimit për ndërtimin e shtëpive dhe bizneseve gjatë këtyre 20 viteve të fundit.

Kjo ka bërë që jo vetëm kryeqyteti, por e gjithë Shqipëria të jetë keq menaxhuar në planifikim hapësinor urban.

Por tashmë ka hyrë në fuqi ligji i ri i planifikimit hapësinor i cili është shtruar për diskutim edhe në tryezën e rrumbullakët të organizuar së fundmi nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë dhe Shoqata e Komunave të vendit tonë ku u vu theksi se në hartimin e planeve rregullues të cilët do të jenë të detajuar dhe afatgjatë.

Sipas ligjit të ri të planifikimit hapësinor cdo leje që do të jepet duhet të jetë e shoqëruar nga plane të qarta e të detajuara të qytetit.
Në këtë ligj është përdorur terminologji e re e cila përcakton qartë cdo hap që duhet ndërmarrë për të ndërtuar në të mirë të komunitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të qytetit shprehen ekspertët e fushës në këtë tryezë.

Diskutimi i ligjit të ri të planifikimit hapësinor pritet të shtrohet edhe në tryeza të tjera të rrumbullakta me drejtues të njësive vendore të cilët nuk do të jenë thjesht përcjelles të problemeve të komunitetit, por ngarkohen me kompetenca për zgjidhjen e tyre duke i dhënë mundësinë e vendim marrjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›