E Diel, 1 Nëntor 2026

Cungu Zona e Nen Shkodres jo me e kercenuar nga permbytjet si te dimrit te kaluar

Argjinaturat e ndërtuara në zonën e Nën Shkodrës, gjatë kësaj periudhe, i kanë paraprirë cdo situate që mund të krijohet nga reshjet e stinës. Përvoja e krijuar në dy vitet e fundit, ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat përkatëse, duke i marrë masat në kohë. Investimet e qeverisë në drejtim të ndërtimit të argjinaturave apo në sistemin e tokave bujqësore, i kanë paraprirë cdo situate të mundshme nga reshjet dhe rreziku nga përmbytjet nuk do të jetë me prezent. Këte siguroi kryetari i sapo zgjedhur i Këshillit të Qarkut të Shkodrës, Maxhit Cungu për ABC News.

Cungu tha se pritet të fillojë edhe një investim shumë i rëndësishëm sic është by- pass-i i qytetit të Shkodrës, i cili ka vlerë të dyfishtë, jo vetëm për fuqizimin e infrastrukturës, por do të shërbejë edhe si argjinaturë mbajtëse e qytetit, nga niveli i liqenit u cili fryhet gjatë dimrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›