Ekstradohet nga Greqia nje person i shpallur ne kerkim nderkombetar
Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, sot rreth orës 17:00, u krye ekstradimi nga Athina, Greqi, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar
të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Luan Qatip DELAJ, vjeç 31, lindur në Vlorë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 437, datë 13. 12. 2006, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 7 vjet e 4 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike“, parashikuar nga nenet 283/2, dhe 25, të Kodit Penal.
Shtetasi Luan DELAJ, është shpallur fajtor pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, në datën 30.04.2006, në fshatin Peshkëpi, Vlorë, kanë transportuar për qëllime përfitimi një sasi prej 302 kg lëndë narkotike të llojit Kanabis Sativa.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, në datën 22.06.2011, në Greqi, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Luan DELAJ.