E Diel, 1 Nëntor 2026

Al-Kharaf- Topalli Kuvajti do te mbeshtese cdo projekt infrastrukturor ne Shqiperi

“Kuvajti do të mbështesë çdo projekt infrastrukturor në Shqipëri. Ne do të rrisim investimet tona në vendin tuaj. Fondi kuvajtjan do të vijojë financimet për projekte konkrete”, tha sot Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Shtetit të Kuvajtit, zoti Jassim Mohammad Al-Kharaf.
Vizita e Kryetari Jassim Mohammad Al-Kharafi është e para e këtij niveli në Shqipëri, me ftesë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
Duke i uruar mirëseardhjen Kryetarja e Kvendit tha se “Jam e nderuar t’ju pres ju si mik të veçantë në Shqipëri. Vizita juaj është një simbol domethënës i miqësisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy parlamenteve dhe dy vendeve.”

Nga ana e tij zoti Al-Kharafi tha se : “Gjithnjë kam dashur të gjej kohën për të ardhur patjetër në Shqipëri dhe mikpritja juaj më ka surprizuar.”
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kuvajtit janë një model bashkëpunimi dhe forca qëndron tek uniteti më njëri-tjetrin. Bashkëpunimi parlamentar dhe qeveritar është i një nivele të larta dhe jemi të vendosur që të intensifikojmë edhe më tej bashkëpunimi në interes reciprok të dy vendeve”, theksoi zoti Al-Kharaf.

Zonja Jozefina Topalli dhe zoti Al-Kharafi ndanë mendimin për të nxitur edhe më tej bashkëpunimin ndërparlamantar me vizita edhe më të shpeshta nga parlamentet e dy vendeve.

Kryetari Al-Kharafi tha se “Parlamentet tona kanë një rol shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Temë qëndrore e bisedës ishte bashkëpunimi ekonomik.
Kryetarja e Kuvendit, duke falenderuar për gjithë mbështetjen financiare me projekte konkrete si për qendrën e Tiranës dhe në të gjithë Shqipërinë ,tha se është koha për të organizuar në Tiranë një Forum të Përbashkët Bashkëpunimi Ekonomik.
"Shqipëria , tha zoti Al-Kharafi, është një vend i pasur në vlera ndaj dhe tek Kuvajti do gjeni gjithmonë një partner bashkëpunimi."
Kryetarja e Kuvendit duke falenderuar zotin Al-Kharafi për pritjen që i bëri Kryetarit të Parlamantit të Kosovës, theksoi se : “Ju keni promovuar gjithmonë progresin dhe paqen në rajon"
Kryetarja e Kuvendit tha se shenjë konkrete për bashkëpunimin mes biznesit do të ishin heqja e vizave si dhe vendosja e një linje ajrore direkte mes dy vendeve.
Kryetari i parlamentit të Kuvajtit tha se "do të ishte një kënaqësi t’ju prisnim sërisht një vizitë të afërt zyrtare në Kuvajt", ftesë që u mirëprit nga Kryetarja e Kuvendit, jozefina Topalli.

• Vizta e zotit Jassim Al-Kharaf, e para e këtij niveli, është një tregues domethënës i dinamizimit të diplomacisë parlamentare,
• Në 6 vitet e fundit, me ftesë të Kryetares së Kuvendit kanë vizituar Shqipërinë plot 40 Kryetarë parlamentesh nga e gjithë Bota.
• Shumë prej këtyre vizitave kanë hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërpalrmantare dypalëshë, duke qenë vizita të para të këtij niveli të lartë në Shqipëri, si vizita e Kryetarit të parlamentit të Kanadasë, Islandës, Norvegjisë, Gjermanisë, Suedisë, Mbretërisë së Bashkuar, Norvegjisë, Armenisë, Arabisë Saudite etj.
.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›