Plan-veprimi per 12 prioritetet e KE
Ligjvënësit e mazhorancës dhe opozitës në Komisioni Parlamentar të Integrimit, kanë fajësuar njërin-tjetrin mbi ecurinë e procesit të integrimit europian të vendit. Në rend të ditës së mbledhjes së këtij komisioni, ishte shqyrtimi i plan-veprimit, në përgjigje të 12 prioriteve të vendosura nga Komisioni Europian. Kryetari i Komisionit të Integrimit, socialisti Ditmir Bushati, është shprehur se opozita i ka të qarta dhe po i përmbush të gjitha detyrimet e saj, ndërkohë që i takon qeverisë të zbatojë detyrat e saj. Nga ana e saj, nënkryetarja Mesila Doda, theksoi se është pikërisht opozita, e cila nuk ka treguar vullnetin për të mbyllur në kohë reformat e rëndësishme dhe jetike, siç është reforma zgjedhore. Për deputeten e Partisë Demokratike, kontributi i opozitës është mëse i nevojshëm për reformën zgjedhore.
Pas këtyre debateve Komisioni parlamentar për Integrimin, ka vendosur të shtyjë shqyrtimin e plan-veprimit për ditën e hënë, gjatë të cilës do të marrë pjesë edhe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.