Kushtetuesja shqyrton kërkesën e Topit
Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e presidentit Bamir Topi për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit, për kthimin mbrapsht të 3 dekreteve të tij për anëtarët e kushtetuese si edhe zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet institucionit të kreut të shtetit dhe Kuvendit.
Këshilltari juridik i presidentit Artur Metani tha ndërprerja e procedurës për shqyrtimin e dekreteve të kreut të shtetit ishte antikushtetues dhe ka bllokuar kompetencat e tij.
Por përfaqësuesi i Kuvendit Lulzm Leçaj tha se Kuvendi i Shqipërisë nuk ka zgjatur mandatet e gjyqtarëve të kushtetueses por ka zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese për ripërtëritjen e 1/3 së anëtarëve të saj njëherë në tre vjet. Sipas tij dy dekretet u kreut të shtetit u kthyen mbrapsht, pasi kishin ardhur në parlament jashtë afateve. Kuvendi e argumentoi se në kërkesën e presidentit nuk plotësohet kushtet për konflikt kompetneash
Në kërkesën e paraqitur ne tetorin e vitit 2011, presidenti i kërkoi Kushtetueses interpretimin e mbarimit të mandateve për gjyqtarët Xhezair Zaganjori, Admir Thanza dhe Petrit Plloçi, duke dërguar në këtë Gjykatë vendimin e Kuvendit, i cili miratoi zgjatjen e mandatit për 3 gjyqtarët.