Shqipëria, gati të marrë për të parën herë Presidencën e Komitetit të Ministrave në KiE

Këshilli i Evropës
Maj Nëntor 2012, Shqipëria do të mbajë Presidencën e Këshillit të Evropës për herë të parë që prej 17 vitesh anëtare e kësaj organizate. Por si paraqitet vendi ynë në KiE? Komiteti i Ministrave në KiE, në bashkëpunim me Asamblenë Parlamentare, monitoron se si i përmbushin detyrimet e tyre shtetet anëtare, dhe Shqipëria është një ndër vendet nën vrojtim.
Vendi ynë në KiE përfaqësohet nga Margarita Gega, e cila është ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë. Ndërsa në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës partitë parlamentare kanë përfaqësuesit e tyre që janë zgjedhur nga radhët e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Në kuadër të parapërgatitjeve për marrjen e Presidencës, zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto është takuar me Gerard Stoudman, Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të KiE-së, i ngarkuar me Zhvillimin Organizativ dhe Reformën e KiE-së.
Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i mendimeve rreth prioriteteve të kryesisë shqiptare të Komitetit të Ministrave të KiE-së, si dhe rreth programeve të bashkëpunimit me Zyrën e KiE-së në Tiranë. Sipas Haxhinastos, Shqipëria do ti japë prioritet dimensionit rajonal duke bërë pjesë të takimeve rajonale edhe Kosovën.
Diskutua për mundësitë, hapësirat konkrete, që krijohen për Kosovën që të ndërmarrë hapa në drejtim të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, sidomos mbas marrëveshjes së arritur në Bruksel me Serbinë për integrimin e Republikës së Kosovës në të gjitha iniciativat dhe organizatat rajonale, tha Haxhinasto.
Kurse Stoudman foli me nëse duke marrë parasysh se Shqipëria është një anëtare me njollë në KiE. Nëse çdo gjë shkon mirë, Presidenca e Shqipërisë do të krijojë një situatë ku të gjithë aktorët do të dalin të fituar, tha përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të KiE-së Thorbjorn Jagland.
KiE është themeluar me 5 maj të 1949 me qëllim bashkimin e vendeve të Evropës. Aktualisht Presidencën e Komitetin e Ministrave të KiE e mban Britania e Madhe ndërsa pas Shqipërisë do ta marrë Andora. /F.Stafa/