E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani 6 pikësh,ëndërr e Beogradit

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka porositur opinionin vendor dhe ndërkombëtar që t'i harrojë gjashtë pikat e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon për dislokimin e EULEX-it në bazë të marrëveshjes së OKB-së dhe Beogradit. "Harroni gjashtë pikët, kjo nuk do të zbatohet në Kosovë, ato nuk janë tema jonë. Tema jonë është implementimi i vullnetit të popullit të Kosovës, ndërtimi dhe zhvillimi i shtetit, zbatimi i planit të Ahtisaarit. Gjashtë pikat janë të vdekura", tha Thaçi në një tubim në Reçan të Prizrenit. Duhet harruar gjashtë pikat sepse ato janë ëndërrat e këqija të Beogradit", tha kryeministri kosovar. Lidhur me nismën e Serbisë për revidimin e Marrëveshjes së Kumanovës, Thaçi tha se përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe ata të Beogradit mund të bisedojnë për çështjet e brendshme të Serbisë, por jo edhe për Kosovën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›