Tajlanda përballet me vazhdimin e protestave

Policia nuk ka mundur të largojë protestuesit nga aeroportet
Mijëra përkrahës të qeverisë janë mbledhur në një manifestim në kryeqytetin Bangkok të Tajlandës për të dënuar protestuesit që kanë bllokuar aeroportet kryesore të qytetit. Grupet pro qeveritare të veshur me bluza të kuqe akuzojnë protestuesit për sabotim ekonomik. Po duket se protestuesit kundër qeverisë po vazhdojnë me qëndrimin e tyre. Ata mundën të shmangnin edhe një përpjekje të policisë për t'i larguar ata nga aeroporti kryesor i qytetit.
Mbyllja e aeroporteve ka bllokuar një qind mijë pasagjerë. Shumë prej tyre janë përpjekur të largohen nga Tajlanda nëpërmjet një baze të marinës jashtë Bangkokut duke vështirëtuar punën e autoriteteve pasi numrat janë të shumta. Grupet pro dhe kundër qeverisë nuk janë përballur ende me njëri-tjetrin, por ekizstojnë shqetësime për dhunë, nëse ata përballen.