E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani Rregullues i Tiranës, diskutime në Këshillin Bashkiak

TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës vazhdon diskutimet lidhur me planin Rregullues të Kryeqytetit, prezantuar sot në mbledhjen e radhës nga administratori i bashkisë, Dritan Agolli.



Diskutimet
Këshilltari i PD-së, Besnik Aliaj në fjalën e tij ka kërkuar disa përgjigje për planin e prezantuar. Sipas Aliajt ëshë gjë shumë pozitive shtimi i hapësirave, por ku do të gjendet këto hapësira për pritjen e popullsisë që parashikohet në shtim.

"Si do të rregullohet formula e menaxhimit të tokës dhe interesave publike në plan, pasi nuk duhet të kemi përsëritje të situatave të planit në 2003, ku rezultoi se kishim probleme"- tha ai.

Më tej Aliaj ka kërkuar sqarime edhe qarkullimin urban se si është parashikuar të menaxhohet në këtë plan të ri. "Plani parashikon densifikim të zonave urbane të Tiranës, po në një situatë të tillë ku hapësira publike është kritike densifikimi mund të jetë problematik"- tha ai.



Agolli: Plani i përgjigjet zhvillimit
Sipas Agollit, plani i ri është hartuar në mënyrë të tillë që t'i përgjigjet zhvillimit që ka marrë Tirana, pritjes së popullsisë së ardhshme dhe hapjes së vendeve të reja të punës.

Duke prezantuar planin Agolli ka dekaruar se me realizimin e planit, pritet që të sigurohet strehim për rreth 400 mijë banorë të rinj, duke dendësuar lagjet ekzistuese, në masën rreth 1800 ha, që janë territore në zhvillim. Ndërkaq, në këtë kuadër pritet transformimi i 14 qendrave dytësore dhe krijimi i pesë qendrave të reja dytësore.



Pikat kryesore të Planit Rregullues

Sa i përket sektorit ekonomik dhe zhvillimit, Bashkia e Tiranës premton krijimin e 200 mijë vendeve të reja të punës. Nga këto, është parashikuar që 132 mijë vende pune të hapen në privat dhe 68 mijë në sektorin publik. Gjithashtu, në kuadër të planit të ri rregullues pritet transformimi i ish-zonave industriale në zona shumë funksionale.

Ndërsa institucione dhe shërbime komunitare është kategoria e tretë, e paraqitur në hyrjen kryesore te pavijonit të ekspozimit të Planit të ri Rregullues për Tiranën. Kështu, pritet zgjerimi i katër zonave spitalore kryesore, ndërtimi i një poliklinike për çdo zonë, krijimi i kampusit të ri universitar si dhe ndërtimi i plot 17 zonave të reja. Bashkia e Tiranës ka parashikuar edhe aplikim bonusi "transferim i të drejtës së ndërtimit", për shërbimet publike.

Hapësirat publike dhe të gjelbra janë një pikë tjetër e këtij plani, duke shpallur zona të mbrojtura Parkun e Liqenit, Parkun e Liqenit të Farkës, Parkun e Liqenit të Paskuqanit dhe parkun e Liqenit përgjatë lumit "Lana" dhe "Tirana". Transporti dhe lëvizja, janë kategoria e fundit e ekspozuar në Pavijon.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›