E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet këshilli bashkiak, pritet miratimi i planit rregullues

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës janë mbledhur sot për të diskutuar për planin rregullues të kryeqytetit. Këshilli Bashkiak mblidhet pas më shume se një muaji ku ky plan solli debate të ashpra në mbledhjen e fundit të tij. Gjithashtu ky plan ka qenë objekt akuzash në adresë të kreut të bashkisë së Tiransë Edi Rama i cili është akuzuar nga ana e përfaqësuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike që plani urbanistik ka të bëjë me dhënien e lejeve të ndërtimit në mënyrë selektive.
Plani rregullues i kryeqtytetit, është bërë përherë "mollë sherri" në mbledhjen e Këshillit bashkiak.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›