Berisha-Freden: Bashkëpunim të mëtejshëm në procesin e integrimit

Kryeministri Berisha priti sot në takim ambasadorin e Suedisë për Shqipërinë, rezident në Shkup (Maqedoni), zotin Lars Freden, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian.
Kryeministri Berisha e falënderoi ambasadorin Freden për mbështetjen që Suedia i ka dhënë Shqipërisë në të gjitha fushat, si në aspektin dypalësh, ashtu dhe në kuadër të presidencës së radhës të BE-së.
Në takim, u diskutua për prioritet dhe punën që po bën qeveria shqiptare për integrimin me hapa të shpejtë të vendit në BE, si dhe për prioritetet e presidencës suedeze të BE-së për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit në BE. Në takim u rikonfirmua gatishmëria e dy qeverive për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë për të përmbushur me sukses objektivat e qeverisë shqiptare dhe presidencës së radhës së BE-së në lidhje me hapat e mëtejshëm në procesin e integrimit europian.