E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani gjashtëpikësh nuk është kundër Kosovës

Prishtinë - Ambasadorja e SHBA-vë në Kosovë Tina Kajdanou ka deklaruar se plani gjashtëpikësh i Ban Ki Munit nuk është kundër Kosovës, por në të mirën e saj. Në një intervistë për RTK në, ajo ka theksuar se gjatë ditëve në vazhdim do të bëhen përpjekje që të binden krerët e institucioneve të Kosovës se procesi nuk ka për qëllim ta dëmtojë popullin e Kosovës. "Kjo është në të mirë të Kosovës dhe e vendos Kosovën në rrugën drejt BE-së", theksoi Kajadnou. Ajo shprehu bindjen se shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje që do të ishte për të mirën e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›