E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athina dorëzon propozimet për emrin

Athinë (Start)- Greqia ka bërë ndryshime dhe komentime pas propozimit që ndërmjetësuesi ndërkombëtar Metju Nimic ka bërë lidhur me çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë. Sipas të përditshmes së Athinës, “Vima”, autoritetet greke kanë bërë shumë ndryshime në dokumentin e dorëzuar sot lidhur me çështjen në fjalë. Gazeta përkujton se para dy javësh edhe Shkupi i ka dorëzuar vërejtjet e veta ndaj pakos së ideve për zgjidhjen e kontestit me emrin, ndërsa "Vima", duke iu referuar burimeve diplomatike, bën të ditur se përshtypja nga takimi Nimic-Vasilakis, është se Shkupi e ka refuzuar propozimin.
Negociatori grek Adamantios Vasilakis gjatë takimit me Nimicin të hënën në Londër, ia dorëzoi përgjigjen mediatorit.Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojani këtë propozim e vlerësoi si "të pakënaqshëm", por, po ashtu, siç shkruan "Vima", "edhe Shkupi shprehu pakënaqësi nga përmbajtja".

Politikanët e Maqedonisë zyrtarisht nuk e lajmëruan qëndrimin e tyre nëse e pranojnë ose refuzojnë pakon e fundit të ideve të Nimicit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›