E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhen bisedimet e qeverise kolumbiane me Farc

Nuk ka nisur në Oslo fillimi i bisedimeve mes forcave të Farc dhe qeverisë kolumbiane. Lideri i Fark, Himenez, i njohur si Timoshenko, ka deklaruar se ka qenë e pamundur për të që të shkojë në Norvegji për dialogun me qeverinë kolumbiane. Kjo nuk konsiderohet si një tërheqje nga ana e tij, por si një vonesë një javore, lidhur me faktin, që sipas drejtuesit të guerrilasve marksistë, po vonohet procesi i pezullimit të mandateve të arrestit ende në fuqi për përfaqësuesit e Farc që priten në Oslo. Ky është konsideruar një hap fals për takimin historik që pas nisjes së parashikuar në Norvegji do të vazhdohet në Havana. Por jo vetëm përfaqësuesit e Fark e kanë pasur të pamundur të largohen nga Bogota. Edhe përfaqësuesit e qeverisë kanë shtyrë udhëtimin si pasojë e kushteve të këqija atmosferike. Negociatat e parashikuara ndërmjet qeverisë dhe guerilasve përfaqësojnë përpjekjen e pestë për një marrëveshje mes palëve për ti dhënë fund një konflikti që vazhdon prej gjysëm shekulli. Aktualisht në Kolumbi janë të pranishëm më shumë se 9 mijë guerrilas të Fark.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›