E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i Ban Ki Munit dhe ëndrra serbe për Serbi të Madhe

Plani famoz gjashtëpikësh i OKB-së dhe BE-së në marrëveshje me Serbinë për shtrirjen e EULEX-it në Kosovë dhe marrëveshja e brishtë e Dejtonit në anën tjetër për Bosnje ngjalli edhe njëherë shpresat e Beogradit zyrtar për krijimin e Serbisë së Madhe. Ate që u mundua ta realizonte kryekrimineli Millosheviç me luftë, nën maskën e reformatorit po përpiqet ta realizojë Tadiq, dhjetë muaj pas zyrtarizimit të pavarësisë së Kosovës. Themi kështu edhe për faktin se pikërisht këtyre ditëve përfaqësuesi i lartë për Bosnje e Hercegovinë, Lajçak kërkoi ndërmarrjen e masave më të rrepta për parandalimin e paqendrueshmërisë së Bosnjës po thuaj se të ndarë. Diplomati sllovak Lajcek kritikoi ashpër udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Dodik i cili bëri thirrje për referendum, për shkëputjën e Republikës serbe nga BH-a.Në anën tjetër Andre Ladley ndërmjetësi i OKB-së dhe shefi I UNMIK-ut Lamberto Zannieri pas disa ditëve bisedash me Serbinë për menyrën e shtrirjës së EULE-it nxorën planin më të keq të mundshem për funksionimin e policisë, drejtësisë dhe doganave në enkalvat serbe, ku nuk pranohet zbatimi i planit të Ahtisarit dhe as kushtetuta e Republikës së Kosovës.Hartimi I këtij plani pa u pyetur pala shqiptare, edhe ishte grushti më i rëndë që iu dha shtetit të ri të Kosovës.Këtyre levizjeve negative karshi Kosovës dhe të ardhmës së saj me duket së bukur shumë i koontribuoi edhe jo uniteti brenda strukturës së BE-së, si dhe disa deklarata jo parimore të ish emisarit të Bashkimit Evropian në bisedimet për statusin e Kosovës, Volfang Ishingerit, sipas të cilit Prishtina dhe Beogradi duhet të rifillojnë negociatat siq tha ai për çështje konkrete.Ishinger bëri krahasimin më të keq të mundshem kur Kosovën e quajti si model i raporteve mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Përendimore, thua se shqiptarët dhe serbët na qenkan një popull siç janë gjermanët! Në të gjitha këto raste diplomacia e Prishtinës zyrtare qendroi shumë indiferente thua se nuk bëhët fjalë për interasat vitale të Kosovës. U prit momenti i fundit për refuzimin e planit gjashtë pikësh për Kosovën, në vend së opinioni shumë më herët të njoftohet saktësisht për përmbajtën e këtij plani. Lejimi i mbajtjes së zgjedhje të Serbisë në territorin e Kosovës, i fuqizoi edhe më shumë strukturat ilegale serbe, gjë që po na kthehet si bumerang. Pikërisht kur filloi konsolidimi i shtetit të pavarur të Kosovës, shqiptarët u befasuan për të keq me lançimin e plani të Ban Ki Munit, dhe trysnisë së papritur që erdhi nga BE-ja, kur dihet së shumica nga këto shtete edhe e pranuan pavarësinë e Kosovës. Vetë fakti i shpalljës së pavarësisë dhe zyrtarizmit të saj në menyrë faktike e përjashton nga loja OKB-në dhe rezolutën 1244. Diplomatit amerikan, Daniel Frid gjatë vizitës së tij në Kosovë, tha se plani gjashtëpikësh është i përkohshem dhe nuk e dëmton Kosovën.Shqiptarët gjithmonë i kan besuar Amerikës mike, por mund të ndodhë që Kosova të përjeton fatin e Bosnjës siç e kam potencuar disa herë në shkrimet e mia, dhe siç e tha ate gjatë qëndrimit në Kosovë edhe analisti Janush Bugajski. Të bëhet Serbia faktor dominant për fatin e Kosovës, e cila kurrë nuk ishte kooperative karshi bashkësisë ndërkombëtare, në krahasim me Kosovën shumë bashkëpunuese në secilin drejtim nuk e përthekon mendja e shëndosh. Të faktorizohet kaq shumë një shtet deri dje gjenocidial dhe sot ende i pareformuar, dhe i cili shkaktoi gjakderdhjen më të madhe në Ballkan pas Luftës së Dytë Botërore, nuk është pritur që do të ndodhë. Ky rehabilitim kaq i shpejt sigurisht që u bë dhe po bëhet për interesa të disa shteteve të caktuara të Evropës. Nese ndodh që shtrirja e EULEX-it të bëhet sipas planit të Ban Ki Munit, sigurisht që misioni saj në Kosovë, nuk do të ketë sukses përpos që ndoshta do të përmbushë synimet shoviniste serbe për ndarjen e Kosovës. Me duket se me këtë plan Kosova po kthehet shumë pas dhe pavarësia do të jetë vetëm një farsë. E ardhmja e saj gjithnjë e më shumë do të jetë e pasigurtë. Udhëheqësit tanë shtetërorë bashkë më shqiptarët jo vetëm të Kosovës, pa prit pa u kujtuar siç thotë një fjalë e popullit po përballën me sfidën më të madhe pas shpalljës së pavarësisë. Kësaj radhe duket se të gjithë janë unikë për ta mbrojtur shtetin e ri të Kosovës, të cilin më sakrifica të mëdha e materjalizuam në vitin 1999. Ka ardhur koha që shqiptarët ta shtrojnë opsionin real dhe shumë të natyrshem për bashkimin kombëtar....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›