E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi nevojën e rritjes së autonomisë për spitalet tona

Ideja e gjithëpranuar për shtrirjen e skemës së sigurimeve në të gjithë sistemin shëndetësor, ose e thënë më thjeshtë futja e spitaleve në skemën e sigurimeve duket se po merr një drejtim konkret. Edhe pse ka qenë një ide e gjithëpranuar për vite me radhë nuk është bërë asgjë në këtë drejtim dhe pengesat kanë qenë nga më të shumtat. Sot gjendja e spitaleve është thuajse e mjerueshme, mungesat janë të mëdha duke nisur nga ato më elementaret. Sot spitalet tona nuk kanë asnjë mundësi për menaxhimin e fondeve të limituara që u jepen sepse cdo gjë është e centralizuar. Sot ne nuk dimë kostot e shërbimeve spitalore, por dimë me siguri se pagesat nën dorë janë në nivele të mëdha. Arkëtimi i te ardhurave dytesore eshtë tejet i ulët por për më tepër këto të ardhura nuk shkojnë për vetë spitalin. Sot mungojne paketat standart te sherbimeve spitalore, mungojne protokollet e trajtimit te miratuara sipas sherbimeve spitalore.
Këto pra janë arsye madhore pse është urgjente reforma në spitale, është urgjent ndryshimi i statusit të spitaleve, është urgjente dhënia e një autonomia e kështu edhe e përgjegjësisë drejtuesve të spitaleve për përforimin e fondeve, sikurse është tejet e nevojshme shtimi i fondeve për këtë sektor jetik sic është shëndetësia. Reformat e mëdha kërkojnë edhe fonde të mëdha. Qeveria më shumë se kurrë duhet të jetë në mbështetje të këtij sektori përmes vullnetit për ndryshimin e kësaj situate. Sfidat ne fushen e Sherbimeve shendetesore spitalore sot janë të mëdha. Duhet percaktuar nje pakete baze sherbimesh e cila duhet te jete reale, brenda burimeve te vlefshme financiare ne dispozicion, e pershtatshme per perdoruesit dhe te ofrohet ne cdo kohe. Duhet përcatuar standarti i kerkesave per spitalet, lidhur me infrastrukturen mjekesore, stafin e profesionisteve, pajisjet dhe mjetet diagnostike per nivelin sekondar. Duhen aplikuar protokollet e miratuara te trajtimit spitalor sipas sherbimeve. Në këto kushte roli i Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Financave dhe Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor është tejet i rëndësishëm.
Ministria e Shendetesise duhet te hartojë protokollet e mjekimit, të miratojë standartet, të përcaktojë normat, investimet etj. Por nuk duhet harruar situata aktuale e spitaleve. Kush do të paguajë borxhet e mëdha që kanë disa spitale në vend aktualisht? Në këtë këndvështrim roli i Ministrisë së Financave mbetet themelor për të alokuar një buxhet të nevojshëm për mundësimin me sukses të reformës në sistemin spitalor. Më tej, barra e madhe i mbetet Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për të implementuar këtë reformë.

Kryetar i shoqatës së Mjekut të Përgjithshëm të Familjes, Shkodër

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›