E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i Ban Ki Munit, i disfavorshëm për Kosovën dhe të ardhmen e saj

Nuk ka kurrëfarë logjike që zbarkimi i EULEX-it dhe funksionimi në terren i tij, të jetë neutral dhe të mos zbatojë planin e Ahtisarit dhe kushtetutën e Kosovës. Edhe përkundër bërjes së shtetit të Kosovës, siç duket, shtrirja e EULEX-it në këtë formë të kërkuar, do të këtë komplikime të reja rreth Kosovës. Por, me të drejtë shpresohet se edhe kjo sfidë rreth shtrirjes së misionit ndërkombëtar do të përballohet me mençuri nga shqiptarët, edhe ndihmën e Amerikës mike...

Ofensiva diplomatike e Serbisë nuk ka të ndalur, përkundër diplomacisë tonë të përgjumur. Që nëntë vjet sikur jemi mësuar vetëm të dëgjojmë dhe punët tona t’i kryejnë të tjerët në shtëpinë tonë. Ne anën tjetër Serbia vetëm sa e shtoi ofensivën e vet diplomatike edhe pas zyrtarizmit të pavarësisë me 17 shkurt të këtij viti. Për të përfituar nga bashkësia ndërkombëtare në planin politik, Serbia së pari e pat dorëzuar kryekriminelin Millosheviç, organeve të Gjyqit Ndërkombëtar të Hagës. Dhe, padyshim së dorëzimin e Millosheviçit, Beogradi e materializoi me mjaft sukses. Me vdekjen e Millosheviçit brenda qelisë së Hagës, më duket se Serbia shpëtoi pa u dënuar për gjenocid, gjë qe edhe dy herë radhazi e pat kërkuar Tribunali i Hagës. Beogradi kështu bëri edhe me rastin e dorëzimit të kriminelit tjetër të radhës, Radovan Karaxhiqit. Edhe më këtë rast ajo përfitoi nga faktori ndërkombëtar, edhe pse këtë gjë e kishte detyrim. Nga BE-ja iu premtua hyrje me e shpejtë në këtë strukturë evropiane dhe liberalizim i vizave për qytetarët e saj. Fitore tjetër e Serbisë në planin diplomatik ishte ajo në selinë e OKB-së, kur u votua që çështja e legjitimitetit të shpalljës së pavarësisë së Kosovës të kalojë për shqyrtim tek Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Duhet pranuar se diplomacia jonë nuk e bëri as lavrën e miut për ta parandaluar një gjë të tillë. Edhe dorëzimi i kriminelit Ratko Mlladiç do të bëhët gjithashtu në një moment tjetër të përshatshem për të përfituar nga Qeveria e Beogradit. Këtyre ditëve flitet ta vizitojë Beogradin pikërisht për ekstradimin e Mlladiqit kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Sergjo Bremec. Serbia po e dirigjon politikën e vet më minoritetin serb në enklava e në veriun e Mitrovicës. 15 përqindëshi i territorit të Kosovës, rregullisht i proklamuar si territor që duhet t’i takojë Serbisë, edhe është në fakt ajo që po përpiqet ta realizoje Serbia në menyrë përfide më planin gjashtëpikësh të Ban Ki Munit. Pikërisht ato shtete të cilat e pranuan pavarësinë e Kosovës, për çudi këtyre ditëve sipas kushtëzimeve të Serbisë po bëjnë trysni të madhe mbi Prishtinën zyrtare që të pranojë planin e OKB për shtrirjën e EULEX-it. Krerët më të lartë shtetërorë të vendit dhe opozita e refuzuan këtë plan të disfavorshem për Kosovën dhe të ardhmën e saj. Por ditët në vijim do të jenë fort të zorshme për diplomacinë tonë nëse vendet e Quntit vazhdojnë me një presion që pikërisht ky plan të pranohet. Askush nuk është kunder shtrirjes së EULEX-it në bazë të kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila u mirëprit edhe nga faktori ndërkombëtar dhe plani i ndërmjetësit Ahtisari. Shtetësia e Kosovës u arrit jashtë Këshillit të Sigurimit dhe rezoluta 1244 nuk ishte dashur fare të jetë në fuqi.Nuk ka kurrëfarë logjike që zbarkimi I EULEX-it dhe funksionimi në terren i tij të jetë neutral dhe që të mos e zbaton planin e Ahtisarit dhe kushtetutën, duke funksionuar sipas rezolutës famoze 1244 . Edhe përkundër bërjës së shtetit të Kosovës, si duket shtrirja e EULEX-it në këtë formë të kërkuar do të këtë komplikime të reja rreth Kosovës.Populli ndihet mjaftë i shqetësuar me ngjarjën e fundit,në kohën kur shumica prej tyre po përballët me shumë halle të natyrës sociale-ekonomike në prag të këtij dimri.Por, me të drejtë shpresohet se edhe kjo sfidë rreth shtrirjes së EULEX-it do të përballohet me mençuri nga shqiptarët dhe ndihmën e Amerikës mike…
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›