E Diel, 1 Nëntor 2026

Intervista/ Doris Pack: Greva e urisë, lojë politikë për interesa personale

Kryetarja e delegacionit Europarlamentar për Ballkanin Doris Pak, vlerëson se situata politike në lidhje me Kodin zgjedhor është një çështje teknike, e cila nuk zgjidhet me grevë urie. Në një intervistë të posaçme për Televizionin Klan, eurodeputetja thekson se ajo që po bën qeveria me partinë më të madhe opozitare nuk është ilegale dhe se marrëveshja mes tyre është në vijimësi të sistemit proporcional.

Si e shihni grevën e urisë që po mbahet nga disa deputet, prej mbrëmjes të së hënës?
Kam dëgjuar për të, por më duhet të them se një grevë urie është një mënyrë reagimi që zgjidhet nga njerëz të vuajtur. Në fakt është një lojë politike për interesa personale të cilat i kuptoi, por nuk mendoi se është mënyra e duhur për të trajtuar një çështje të tillë. Nëse kjo dëshmon për nivelin e lartë të mos besimit të partive politike ata janë tashmë në grevë urie dhe në këtë mënyrë ata i tregojnë të gjithëve se do të kontestojnë zgjedhjet. Në këtë rast i bëhet një dëm i madh Shqipërisë dhe jo Partisë Demokratike dhe as Partisë Socialiste, pasi Shqipëria për të parën herë bëri një ligj elektoral i cili mbështetet nga një shumicë e konsiderueshme parlamentare. Kësaj radhe shqiptarët do të kenë karta identiteti dhe lista të rregullta, dhe për të parën herë gjërat do të rregullohen në këtë vend. Ndërsa disa parti të vogla ngrenë probleme të tilla pasi janë të pakënaqur me bisedimet me partitë e mëdha. Unë e kuptoj që ato nuk mund të pëlqejnë këto negociata, port të hysh në grevë urie për një çështje kaq teknike mendoi se është një nervozizëm i tepërt. Nuk më duket formë e zgjuar nuk tregohet pjekuri ku për një çështje të tillë përdoret grevë urie. Kjo është behet e zgjidhshme nëse i lëshohet këtyre partive një anëtarë dhe këto forca politike shpresoi se duhet gjejnë zgjidhjen. Por gjithsesi mendoi se nuk është arsye për të kontestuar zgjedhjet e ardhshme, sepse të gjithë dhe unë këtu presim një proces zgjedhor me standardet e BE-së. Ju e dini që kam qenë gjithnjë e pranishme në zgjedhje dhe kam kritikuar pavarësisht se kush parti ka qenë në pushtet. Tani që vendi është duke e arritur një proces të mirë zgjedhor dhe për një gjë të papërfillshme të bësh grevë urie duke vënë në rrezik dhe atë raport të mirë për Shqipërinë, progres raportin që u paraqit javën e kaluar. Nëse do të isha anëtare e një partie të vogël shqiptare nuk do të veproja siç po vepron Meta dhe Ndoka.

ǒpërgjegjësi mbajnë Partia Demokratike nga njëra anë dhe Partia Socialiste nga ana tjetër sipas këndvështrimit tuaj, por edhe vetë deputetët që kanë hyrë në këtë grevë urie dhe si mund të shmanget kjo situatë?
Aq sa kam dëgjuar gjatë këtij viti, çështja bazohet te sistemi proporcional, kështu në se partia më e madhe në pushtet ka të drejtë për tre anëtarë në komisionin qendrorë të zgjedhjeve, opozita ka të drejtë për tre anëtarë po ashtu, parlamenti voton dhe presidenti zgjedh ekstra. Nga kjo situatë mund të dilej nëse njëra parti opozitare heq dorë nga një anëtarë duke ja lënë vendin partisë tjetër opozitare që po e kërkon këtë. Kjo mendoi se është e mundur, por nuk mund ti detyrojmë sepse nga ana tjetër nuk është ilegale ajo që po bën qeveria me partinë më të madhe të opozitës. Marrëveshja midis tyre është vijueshmëri e sistemit proporcional. Po nëse fillohet një fushatë para zgjedhore se zgjedhjet do të manipulohen kjo nuk është korrekte. Sepse ajo që po thuhet se nëse nuk do të ketë përfaqësues të tyre, zgjedhjet do të manipulohen apo do të falsifikohen. Ky nuk mendoi se do të jetë imazhi i duhur i Shqipërisë. Në progres raportin e fundit kemi një pasqyrë pozitive dhe kjo është në interes të partive politike si dhe të gjithë shqiptarëve. Të bësh një rrëmujë të madhe për një çështje kaq teknike nuk mund ta mbështes, nuk është në dorën time tu them atyre ta mbyllin grevën, është në dorën e tyre që ta kuptojnë këtë.

A mendoni se statusi kandidat i Shqipërisë mund të ndikohet nëse një parti konteston pranverën e ardhshme rezultatin zgjedhor?
Mendoi se kontestimi i zgjedhjeve mund të bëhet vetëm në fakte dhe jo me ide. Po nuk patën fakte nuk mund të kontestohet. Ose nuk mund të kontestohet mbi thashetheme. Në një qendër votimi do të kenë përfaqësuesin e tyre vëzhgues dhe ato duhet të tregojnë shumë kujdes kur të vendosin firmën e tyre që të vërejnë se çfarë është bërë. Në këtë mënyrë nuk mund të ketë mundësi për të falsifikuar rezultatin. Jam e sigurt se asnjë anëtarë të opozitës, pozitës apo të ashtuquajturit neutral në komisionin qendrorë të zgjedhjeve nuk do të dëshirojnë të falsifikojnë zgjedhjet sepse të gjitha palët humbasin diçka. Shqipëria humbet imazh dhe fituesi humbet po ashtu nuk ka rëndësi nëse është socialist apo demokrat. Shpresoj se të gjithë vëzhguesit do ta marrin më seriozisht punën e tyre siç e kanë marrë deri tani.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›