Plani i Eurozones bursat rriten kudo

Bursat në të gjithë botën shënuan rritje të konsiderueshme ditën e enjte, ndikuar nga lajmi i gjejtjes së një marrëveshje mbi krizën e borxheve në Eurozonë.
Pavarësisht qëndrimeve të kundërta dhe debateve të shumta, liderat e Europës ranë dakord në dy pikat thelbësore të planit, krijimin e një fondi rezervë për t’u përdorur në rast emergjence dhe faljen e gjysmës së borxheve të Greqisë.
Përfituesit më të mëdhenj të ditës ishin bankat, sidomos ato franceze, që pavarësisht se duhet të pranojnë humbje në kreditë që i kanë akorduar Athinës zyrtare, shmangin nëpërmjet rikapitalizimit dhe fondit të krijuar presionin e zhvlerësimit të indeksit të Kriza FinanciareBE kërkon investim kolosal nga KinaLiderët e BE arrijnë marrëveshjen Kriza e borxheve, situata e vërtetë tyre të kreditimit.
Tre bankat më të mëdha private në Francë, “Credit Agricole”, “Societe Generale” dhe “BNP Paribas”, fituan të gjitha mbi 15% të vlerës së aksioneve, duke ndikuar kështu që bursta franceze, “CAC 40”, të mbyllte ditën me më shumë se 6,5% rritje.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bankat gjithashtu udhëhoqën një rritje prej 2,2% të kuotimit të “Doë Jones”, me “Bank of America” dhe “JP Morgan” që u rritën me 7 dhe 5,4% përkatësisht.
Ditë për t’u mbajtur mend ishte edhe për bankat angleze dhe gjermane. “Uk Barclays” dhe “Bank of Scotland” e mbyllën të dyja me mbi 10%, ndërsa gjermanet “Commerzbaml” dhe “Deutsche Bank” fituan në bursë 14% përkatësisht.
Në Athinë, në zemrën e krizës, bursa pësoi një rritje prej 4,8%, ndërsa disa banka rritje të vlerës deri në 10%. Një situatë e ngjashme optimizmi përjetohej edhe në bursat aziatike.
Në ditët e fundit, tregjet europiane dhe aziatike kishin pësuar rënie të vazhdueshme dhe të mëdha, si rrjedhojë e frikës mbi mundësinë e dështimit të planit për zgjidhjen e krizës së Eurozonës.
Franca dhe Gjermania, dy kolosët që përdorin monedhën e përbashkët kishin qëndrime të kundërta mbi mënyrën se si do të kontrollohej fondi gjigant prej një trilion eurosh dhe mbi faljen e borxheve greke.
Bankat Franceze, të cilat kishin dhënë më shumë hua se të gjitha të tjerat duhet të pranonin humbjet kryesore nga falja e gjysmës së borxheve dhe Parisi pranoi planin pasi morri “garancitë e nevojshme financiare”, nga liderta e shteteve të tjera të Eurozonës. Për momentin, janë ende të paqarta të gjitha detajet e marrëveshjes.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia TEC i Vlorës nis punën, shqetësime për koston
Termocentrali i Vlorës, një impiant që kushtoi afro 100 milionë euro dhe që teorikisht duhej të kishte filluar punë në vitin 2009, filloi të vihet në shfrytëzim në gusht të këtij viti. Lajmi u dha për “Shqip” nga Salvador Rivera, drejtues i projektit të Bankës Botërore për ndërtimin e TEC-it. Sigurimet, liberalizimi ul çmimet për makinat
Çmimet e sigurimit të detyrueshëm të makinave pësuan rënie të ndjeshme gjatë këtij viti, veçanërisht pas miratimit të ligjit për liberalizimin e këtij tregu tre muaj më parë, bëhet e ditur nga të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Kazinotë, asgjesohen makinat, “grinin” para
210 makina të lojrave elektronike të fatit janë sekustruar, pasi ato ishin manipuluar për të rritur në mënyrë të paligjshme fitimet e pronarëve të kazinove, lajmëroi ditën e premte e përditshmja “Shqip”. Mëshira europiane për Greqinë
Marrëveshja e liderëve të Eurozonës, për lehtësimin e borxhit të Greqisë detyron edhe disa banka në Shqipëri të japin kontributin e tyre. Sipas marrëveshjes, bankat private që i kanë dhënë borxh qeverisë greke detyrohet të falin gjysmën e shumës, pasi fqinji ynë jugor nuk ka mundësi financiare për ta shlyer të gjithë atë.
Shtyhet miratimi i buxhetit të shtetit
Duket qartë se Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ka dhënë ende certifikimin për parametrat e buxhetit të shtetit për vitin 2012, i cili parashikohet të jetë rreth 4 miliardë dollarë.
Lajmet kryesore
Jep dorëheqjen Shaban Memia?
Prej javësh në ALUIZNI, kontrolli i auditit të Kryeministrisë
PS ftesë Berishës e Topallit
Sali Shehu në krye të KLSH-së
LMN: Modernizim në PS
Mazhoranca kundër Sali Shehut