E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i Obames per Sirine mund te mos mbeshtet ne Kongres

Shumë ekspertë thone se kërkesa e Presidentit Barak Obama për miratimin e Kongresit për sulm kundër Sirisë është pak a shumë një lotari e kalkuluar. BBC thote se rreziku që Kongresi të japë një përgjigje negative mund të dëmtojë pozitën politike të Presidentit Obama dhe prestigjin ndërkombëtar të Amerikës.
Megjithëse ekziston një mundësi reale, që plani i Presidentit të mos mbështetet në Kongres, zoti Obama beson se nëse merr aprovimin, do të forcohet pozita e tij si brenda dhe jashtë vendit.
Kërkesa për autorizim nga Kongresi shoqërohet me rreziqe politike për Presidentin, shprehet Steven Heydemann i Institutit të Paqes:

"Siç duket situata për momentin, nuk është aspak e qartë se do të ketë sukses në Kongres. Nëse nuk merr miratimin, vendimi për të marrë aprovimin e Kongresit do të sjellë pasoja të konsiderueshme për kredibilitetin e Presidentit”.

Por shumë amerikanë kundërshtojnë veprimet ushtarake. Ata po u bëjnë presion ligjvënësve si senatorit John McCain, i cili mbështet goditje të kufizuara.

"Nëse Shtetet e Bashkuara humbasin influencën e tyre, nëse njerëzit mendojnë se s’mund të kenë besim tek Presidenti apo se ai nuk përmbush zotimet e tij, bëhet shumë më e vështirë për Shtetet e Bashkuara të përdorin influencën e tyre tek vende të tjera për të zgjidhur këtë konflikt”.

Miratimi i Kongresit për sulm ndaj Sirisë mund të shihet në shkallë të gjerë si legjitimitet shtesë për zotin Obama. Ai do të përpiqet të sigurojë mbështetjen e opinionit publik, përmes një fjalimi të transmetuar të martën në shkallë kombëtare nga televizioni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›