E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis sot punimet legjislatura e re e Kuvendit

Mblidhen në orën 18.00 të së hënës.
Salla e seancave plenare pret deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë për të marrë start ajo që me rendin e ri të numërimit vjen si legjislatura e tetë e tij.
E majta kthehet në qeverisjen e vendit me një mazhorancë të fortë prej 83 mandatesh, pasi vota e 23 qershorit i dha fund udhëheqjes 8-vjeçare të demokratëve.
Partia Socialiste numëron në Kuvend 65 deputetë, 6 larg numrit 71 që do t’i siguronte asaj votat e shumicës së thjeshtë. Por forca kryesore e saj vjen nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila në këto zgjedhje arriti kulmin duke siguruar 16 deputetë nga 4 që kishte në legjislaturën e kaluar.
Madje LSI ka dhe një emër të saj në listën e socialistëve të Tiranës, bëhet fjalë për Spartak Brahon.
Paria Demokratike kalon në opozitë zyrtarisht me 50 deputetë. Por de facto ajo ka më pak, pasi garantoi përfaqësimin e aleatëve në Kuvend, duke i kandiduar në vende të sigurta në listat e saj, republikanin Fatmir Mediu, kreun e LZHK-së Dashamir Shehin, Kreun e Partisë Demokristiane Nard Ndokën dhe atë të PDIU-së Shptim Idirizin. Në listën fituese të demokratëve janë edhe ish-socialistët Kastriot Islami dhe Gjovalin Kadeli. Me këtë llogari, numri i deputetëve mirëfilli demokratë është 44 në Kuvend.
Republikanët e Mediut kanë edhe tre deputetë të tjerë, Çamët e Idrizit edhe katër.
Me nga një deputet përfaqësohet PBDNJ, me kreun e saj Vangjel Dulen dhe Kristiandemokratët e Aleancës së majtë me Mark Frrokun.
Por një pjesë e 140 deputetëve që ulen të hënën në Kuvend dhe presin procedurën e betimit nuk do vazhdojnë të jenë deputetë. Lista e kandidateve do të zhvendoset me 16 vende, për shkak të lënies së mandatitë të deputetit nga ata që do të bëhen ministra. Të favorizuarat kryesore në qarqet ku PS dhe LSI nuk respektuan kuotën gjinore do të jenë gratë. Ligji i detyron që deputeti pauses do të jetë grua edhe kur ai që ka lënë mandatin është burrë.
Por manovra e fundit mbetet në duart e forcave politike, çka bën që për herë të parë lista zyrtare e fituesve të 23 qershorit do të mbetet e tillë vetëm deri në votëbesimin e qeverisë së re. Seanca e së hënës pritet të drejtohet nga Namik Dokle, pasi deputeti më i vjetër në moshë Sali Berisha refuzoi publikisht ta bënte atë.
Verifikimi brenda një afati dyditor i mandateve të deputeteve nga komisioni i hap rrugën betimit të deputetëve, zgjedhjes së Ilir Metës kryetar Kuvendi, dekretimit dhe votëbesimit të qeverisë së Edi Ramës.

PARTIA SOCIALISTE E SHQIPERISE
65 deputetë

Edi Rama
Fidel Ylli
Ermonela Felaj
Eduart Shalsi
Eduart bejko
Shkëlqim Cani
Ulsi Manja
Blendi Klosi
Klodiana Spahiu
Ilir Beqja
Namik Dokle
Gentian Bejko
Artur Bushi
Ben Blushi
Damian Gjiknuri
Evis Kushi
Alfred Peza
Taulant Balla
Musa Ulqini
Gramoz Ruçi
Erjon Braçe
Eglantina Gjermeni
Ilirjan Celibashi
Armando Subashi
Arben Çuko
Pirro Lutaj
Majlinda Bufi
Ervin Koçi
Arben Ahmetaj
Erion Veliaj
Anastas Angjeli
Bashkim Fino
Arta Dade
Olta Xhaçka
Ilirian Pendavinji
Ilir Xhakolli
Ylli Ziçishti
Vehxhi Muçmata
Mimi Kodheli
Armando Prenga
Mimoza Hafizi
Tom Doshi
Paulin Sterkaj
Namik Kopliku
Pandeli Majko
Saimir Tahiri
Vasilika Hysi
Ditmir Bushati
Fatmir Xhafaj
Lindita Nikolla
Besnik Baraj
Xhemal Qefalia
Sadri Abazi
Parid Cara
Spartak Braho (LSI)
Artan Gaçi
Pjerin Ndreu
Rakip Suli
Milena Harito
Dashamir Peza
Valentina Leskaj
Koço Kokëdhima
Luiza Xhuvani
Fatmir Toçi
Andrea Marto

PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPERISE
50 deputetë

Genc Pollo
Astrit Veliaj
Sherefedin Shehu
Bedri Hoxha
Roland Keta
Eduart Halimi
Igli Cara
Albana Vokshi
Gent Strazimiri
Oerd Bylykbashi
Arben Imami
Eduard Selami
Ardian Turku
Luçiano Boçi
Sokol Olldashi
Mesila Doda
Kozma Dashi
Shpëtim Idrizi (PDIU)
Genc Ruli
Ridvan Bode
Eleina Qirici
Edmond Spaho
Fatmir Mehdiu (PR)
Gjergji Papa
Flamur Noka
Besnik Dusha
Alban Zeneli
Aldo Bumçi
Gjovalin Kadeli
Albina Deda
Vasil Bici
Jozefina Topalli
Helidon Bushati
Voltana Ademi
Nard Ndoka
Gjovalin Bzheta
Sali Berisha
Myqerem Tafaj
Majlinda Bregu
Halim Kosova
Florion Mima
Gerti Bogdani
Dashamir Shehi (LZHK)
Jorida Tabaku
Edi Paloka
Keltis Kruja
Kastriot Islami
Astrit Patozi
Arben Ristani
Liljana Elmazi

LEVIZJA SOCIALISTE PER INTEGRIM
16 deputetë

Nasip Naço
Gledion Rehovica
Përparim Spahiu
Lefter Koka
Edmond Haxhinasto
Bujar Kllogjeri
Petrit Vasili
Robert Bitri
Vangjel Tavo
Piro Kapurani
Monika Kryemadhi
Agron Çela
Ilir Meta
Klajda Gjosha
Luan Rama
Shkëlqim Selami

PARTIA REPUBLIKANE
3 deputetë

Agron Duka
Luan Duzha
Ylli Shehu

PARTIA PER DREJTESI INTEGRIM DHE UNITET
4 deputetë

Aqif Rakipi
Omer Mamo
Tahir Muhedini
Dashamir Tahiri

PARTIA PER BASHKIMIN E TE DREJTAVE TE NJERIUT
1 deputet

Vangjel Dule

PARTIA KRISTIANDEMOKRATEVE SHQIPTARE
1 deputet

Mark Frroku

LËNË MANDATIN PËR MINISTËR          BËHEN DEPUTETË

Sajmir Tahiri                                                Ledi Shamku

Ditmir Bushati                                             Ervin Bushati

Milena Harito                                               Bledar Doracaj

Lindita Nikolla                                             Blerina Gjylameti

Klajda Gjosha                                             Kejdi Mehmetaj

Edmond Haxhinasto                                  Miranda Rira

Ilir Beqja                                                       Shkelqim Troplini

Damian Gjiknuri                                          Luljeta Arapi

Arben Ahmetaj                                             Vladimir Kosta

Erjon Veliaj                                                   Dashamir Kamberi

Lefter Koka                                                   Bujar Derveni

Ilirjan Celibashi                                          Aurel Xhindi

Eglantina Gjermeni                                   Adelina Rista

Mimi Kodheli                                              Mejreme Delishi

Shkelqim Cani                                          Hasan Ceni

Nasip Naço                                                Silva Caka

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›