Plani i Obames per punesimin nuk ka gjetur mbeshtetje ne Senat
Plani i presidentit amerikan, Barak Obama, për punësimin nuk ka gjetur mbështetje në Senat.
Plani synonte të rriste taksat për të pasurit, për të krijuar një fond që do të shkonte për punësimin e më shumë mësuesve, policëve dhe punonjësve të emergjencës.
Sipas ekspertëve, dështimi në kalimit të këtij ligji tregon kundërshtinë në rritje midis demokratëve dhe republikanëve.
Senatori demokrat, Harry Raid, u shpreh se “mbrojtja e milionerëve vetëm për të mundur presidentin Obama janë më të rëndësishëm për kolegët tanë republikanë se sa krijimi i vendeve të punës dhe rikthimi i ekonomisë në rrugën e duhur”.
Nga ana e tyre, republikanët pretendojnë se zgjidhja për problemet financiare nuk qëndron përmes rritjes së taksave, por kjo mund të realizohet vetëm nëpërmjet stimulimit të rritjes.
Projekte të tjera të Presidentit Obama, përfshi investimet madhore në projekte të infrastrukturës, shtimin e përfitimeve për papunësinë afatgjatë dhe përfitime tatimore për bizneset që punësojnë njerëz të rinj, duhet të votohen së afërmi në Senatin Amerikan.