E Diel, 1 Nëntor 2026

ETA u jep fund sulmeve mbyll fushaten 40-vjecare te dhunes

Grupi separatist bask, “ETA”, lajmëroi shpërbërjen e tij zyrtare dhe dhënien fund të fushatës 40-vjeçare të vrasjeve dhe terrorizmit.

Në një deklaratë të publikuar për shtyp te dhene per BBC , “ETA” kërkonte që si përgjigje e aktit të tyre, qeveria spanjolle dhe ajo franceze të përgjigjeshin me një proces dialogu për të zgjeruar të drejtat e popullsisë baske në të dy këto shtete.

Kryeministri I spanjes tha se kjo ishte nje fitore e madhe per demokracine dhe ligjin .Jose Luis Rodrigues Zapatero us hpreh se pas 40 vitesh sulme dhe vrasje Spanja tani po perjeton kenaqesine e ligjshme ne luften kunder terrorizmit .Më parë gjatë javës, një konferencë me figura të rëndësishme politike ishte mbledhur në Spanjën veriore, për të ndërmjetësuar fundin e vatrës së fundit të një konflikti në Europë.

”ETA” kishte lajmëruar për një armëpushim që në janar 2011, ndërsa më vonë gjatë vitit, me vetdeklarimin e shpërbërjes së një partie radikale baske, nisën të qarkullonin zëra për pushimin e të gjithë aktiviteteve.Në deklaratën e publikuar nga grupimi separatist bask, shkruhet se në kushtet e reja historike dhe politike që janë krijuar, vazhdimi i një lëvizje të armatosur për më shumë të drejta për popullsinë baske nuk është më i logjikshëm.

Nderkohe qe analistet thone se ETa eshte dobesuar mjaft nga goditjet e sigurise vitet e fundit .Dhjetra e militantëve te Eta, duke përfshirë edhe udhëheqës, janë arrestuar dhe burgosur, nderkohe qe analistet shprehes se grupi bask I ka ditet e numeruara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›