Grabitet me arme nje argjendari ne Tirane vritet 62-vjecari
Grabitja me armë e një argjendarie në Tiranë, pranë Dispanserisë, për fat të keq ka rezultuar fatale për pronarin e saj.
Sipas raportimit të gazetarit të “ABC News” nga vendi i ngjarjes, në polici është raportuar për një të vrarë brenda argjendarisë.
Të dhënat e para tregojnë se viktima Rrapo Sinanaj, 62 vjeç është qëlluar me plumb në kokë.
Mësohet gjithashtu se njeriu që ka sulmuar argjendarinë ka qenë një i vetëm dhe i maskuar. Gjithsesi, policia dyshon se grabitësi nuk mund të ketë qenë i vetëm, por se ka patur edhe një person tjetër ndihmës, të paktën për t’u larguar.
Paraprak është gjithashtu informacioni se viktima dyshohet të jetë pronar i argjendarisë, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona për ngjarjen.
Ende nuk dihen autorët e saj, ndërsa grupi hetimor po mbledh të dhënat e para.