E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i Ramës: Për 1000 sipërmarrëstë mëdhenj s'do ketë kontrolle tatimore

TIRANE- Për herë të parë kryeministri Rama flet për një plan i cili parashikon përjashtimin e sipërmarrjeve të madha nga kontrolli tatimor dhe vetëkontrollin e tyre përmes një auditi.   
 
Ideja u bë publike nga Rama në Konferencën seminarin Rajonal të Nivelit të Lartë me temë “Forcimi i lidhjeve në Evropën Juglindore-Ankorat politike dhe perspektivat e biznesit”, ndërsa pritet që pasi të artikulohet ti prezantohet dhe sipërmarrësve
 
”Po përgatisim një plan. Mund ta them si ide se kur ta artikulojmë do ia prezantojmë sipërmarrësve. Duam të çlirojmë sipërmarrjen e madhe. Të paktën 1000 tatim paguesit më të mëdhenj nga kontrollet tatimore. Nuk duam të kontrollojmë më sipërmarrjen e madhe duam që sipërmarrja e madhe të vetëkontrollohet përmes auditit nga 4 kompantitë e mëdha dhe kontrolli  të bëhet në përputhshmëri të plotë me respektin e sipërmarrësve”- tha Rama.

Seminari i cili u zhvillua sot paradite në Hotel Sheraton është vijim i bashkëpunimit trevjeçar të Bankës së Shqipërsië me Universitetin e Oksfordit.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›