Plani i Tiranes, shkel pronaret
Tirane-Qytetaret e Tiranes kerkojne transparence te plote ne procesin e hartimit dhe miratimit te planit rregullues te Tiranes. Te organizuara nga Shoqata "Tirana", qytetare dhe pronare te vjeter te kryeqytetit kane organizuar pasditen e djeshme nje tubim ne nje nga lagjet me te vjetra te Tiranes, ne Rrugen e Dibres, me moton "cdo te behet me Tiranen". Ky tubim shenoi fillimin e nje levizjeje qytetare ne mbrojtje te te drejtave ekonomike dhe pronesore te qytetareve te Tiranes dhe pjesmarrjes se tyre ne vendimmarrje. Kryetari i Shoqates "Tirana" Arben Tafaj, ne fjalen e tij theksoi rendesine qe ka pjesemarrja e qytetareve ne vendimmarrjen lokale dhe sidomos ne miratimin e planit rregullues te Tiranes. Ky tubim mori shkas nga mungesa e transparences ne procesin e hartimit dhe miratimit te planit rregullues te Tiranes, gjate te cilit nuk eshte respektuar vullneti i qytetareve dhe per me teper preken drejperdrejt interesat e tyre pronesore dhe ekonomike. "Jemi mbledhur ne kete tubim per t'i thene ndal nderhyrjeve arbitrare te pushtetit ne dem te pronave, shtepive dhe pasurive tona, te cilat qe prej mese 60 vjetesh, jane dhunuar, konfiskuar, shpronesuar dhe tjetersuar pa asnje motiv dhe pa asnje kompensim", tha ne fjalen e tij Tafaj. Sipas tij, edhe takimet e degjesat e hapura per planin rregullues te Tiranes, qe bashkia, organizoi nen etiketen e marrjes se opinionit qytetar, nuk ishin gje tjeter vetem se nje farse dhe nje procedure fiktive, me pjesmarrje te seleksionuar partiake. Duke iu drejtuar qytetareve te vjeter te Tirane, Tafaj shtroi pyetjen se perse siperfaqet e banimit te pronareve, duhet te kthehen ne ambjente te gjelberura, ndersa lulishtet ne qender te Tiranes te mbulohen nga gratacelat. Perse pronaret e vjeter duhet te marrin leje edhe per te riparuar catine apo murin rrethues, ndersa bizneset e ndertimit te lidhura me pushtetin vendor, ndertojne ku te mundin pallate shumekateshe me apo pa kriter, me apo pa leje. "Ky tubim, tha ai, eshte vetem i pari i nje serie tubimesh qe do te zhvillohen ne te gjitha zonat e qytetit, si fillimi i nje levizje qytetare, qe synon t'i thote ndal politikave dhe nderhyrjeve arbitrare te pushtetit". Ne kete tubim folen edhe perfaqesues te qytetareve te Tiranes nga zonat e ndryshme, te cilet shprehen qendrimet e tyre kritik ne lidhje me planin rregullues te Tiranes.