Topalli: Nënë Tereza, i dha dimension universal fjalës nënë, tejkaloi rrafshin biologjik
“E ndjej veten të privilegjuar si grua, si nënë dhe si shqiptare. Ajo ishte edhe nënë. Bota e njeh si Nënë Tereza. Në të vërtetë ajo me jetën e saj i dha një dimension universal fjalës dhe realitetit të nënës. Me të, fjala nënë tejkaloi rrafshin biologjik”. Këto janë fjalët e kryetare së Kuvendit, Jozefina Topalli, të thëna në simpoziumim për Nënë Terezën “Eja ji drita ime”, që u organizua nga Konferenca Ipeshkëvore e Shqipërisë me rastin 100 vjetori të lindjes gruas së madhe. Në këtë simpozium, ku ishin të pranishëm zonja Liri Berisha, e cila udhëheq fondacionin “Nënë Tereza”, Presidenti i Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë, imzot Rrok Mirdita, Nunci apostolik në Tiranë imzot Ramiro Molner Ingles, i ngarkuari për ndjekjen e shenjtërimit të Nënë Terezës pranë Vatikanit, Atë Brian Kolodiejchuk, misionarja e Nënë Terezës, Ancila Kërnahaj etj,.