E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i vrasjes së tutorit shqiptar nga prostituta

25/06/2009  Detaje të reja një ditë pas arrestimit të autorëve, viktima jetonte në botën e Kamorrës

Pjesëmarrës në vrasje edhe i dashuri italian i prostitutës ukrainase

KAZERTA- Një ditë pasi italian dhe një vajzë ukrainase u arrestuan nga policia italiane e Kazertas pasi akuzohen se janë autorët e vrasjes së shqiptarit Jeton Osmani, kanë dalë në dritë edhe detaje të tjera të hetimit. Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në zonën e Kazertës në Itali, ku trupi i pajetë i 28-vjeçarit Osmani u gjet më 23 prill të vitit të kaluar. Viktima, sipas hetimeve, jetonte në botën e Kamorrës dhe merrej me trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni. Lidhur me këtë ngjarje autoritetet policore të zonës për gati 1 vit e gjysmë, kanë kryer një sërë veprimesh hetimore nga të cilat më së fundi kanë marrë dhe “frytet” e duhura nga puna e tyre. Sipas raportimeve të mediave italiane, dy personat që kanë kryer ekzekutimin e 28-vjeçarit shqiptar, janë italiani Cataldo Giuseppe, 42 vjeç dhe Maslovska Svtlana, 39 vjeçe. Pasi kishin zbuluar identitetin e viktimës, hetuesit kishin arritur të ndërtonin edhe dinamikën e krimit. Sipas karabinierëve, shtetasja ukrainase prej disa vitesh punonte në zonën e Kazertas si prostitutë. Ajo administrohej dhe kontrollohej nga 28-vjeçari shqiptar Jeton Osmani. Mirëpo gjatë ushtrimit të prostitucionit në rrugë, shtetasja ukrainase ka mundur të kryejë herë pas here marrëdhënie seksuale me shtetasin italian Cataldo Giuseppe. Pikërisht gjatë këtij afrimiteti dy të arrestuarit kanë rënë në dashuri me njëri-tjetrin dhe gjatë kohës në vazhdim, ata kanë thurur plane për mënyrën e largimit të 39-vjeçares nga shtetasi shqiptar Jeton Osmani. Me gjithë paralajmërimet e shqiptarit, prostituta ukrainase nuk ka hequr dorë nga lidhja e dashurisë me klientin e saj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›