E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi energjinë elektrike, dënohet me gjobë, nuk e paguan, pranon konvertimin në ditë burgu

25/06/2009  BERAT-Ngjarja ka ndodhur në një fshat të rrethit Berat në muajin prill të një viti më parë ku një banor, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur energjinë elektrike, është paditur në gjykatë nga KESH-i. Dhimo Melëngu banor i fshatit Bilc në periferi të qytetit, pasi u denoncua nga KESH-i në Gjykatën e Faktit Berat u dënua me gjobë me shumën 66.670 të reja dhe ju la një afat kohor prej 9 muajsh për shlyerjen e detyrimit. Sipas burimeve nga KESH-i, vjedhësi nuk shleu detyrimin në kohën e duhur dhe për këtë u kërkua ndërhyrja e organeve kompetente duke përfunduar çështja përsëri në gjykatë. Togat e zeza duke parë se i gjobituri prej saj, pasi ishte gjendur fajtor nuk zbatoi vendimin e marrë duke shlyer gjobën vendosi, që ta kaloj përsëri çështjen për rigjykim duke ia konvertuar gjobën në ditë burgu. Në seancën e zhvilluar në dt 18 qershor të këtij viti trupi gjykues vendosi dënimin e vjedhësit të pabindur me 13 ditë burgim duke kërkuar tashmë arrestimin dhe zbatimin e vendimit për vjedhësin e pabindur me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike. Ky nuk është rasti i parë i konvertimit nga ana e Gjykatës së Faktit Berat të gjobave në ditë burgimi të vendosura nga subjekte të ndryshme shtetërore për personat e gjendur fajtorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›