E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani rregullues, 10 % te fondit per komunitetin

Bashkia e Tiranes, ka vendosur qe kete vit 10 per qind te fondit te investimeve t'ia delegoje komunitetit, fjala e te cilit do te jete vendimtare per nderhyrjet qe do te behen ne hapesirat e perbashketa qytetare. Kete iniciative, kryebashkiaku Edi Rama e ka shpallur gjate nje degjese publike per planin rregullues te Tiranes, mes banoreve te njesise bashkiake numer nje. Behet fjale per rreth 3 milione dollare, te cilat bashkia e Tiranes do t'i ndaje duke u nisur vetem nga fjalet e banoreve ne degjesat publike. Ne kete menyre, dje ka rinisur procesi i degjesave publike "Thuaj fjalen tende", per hartimin e buxhetit te vitit 2009. Qytetaret, ne takimet qe do te organizohen ne te 11 njesite bashkiake, do te sjellin zerin, njekohesisht dhe kontributin e tyre, si nje domosdoshmeri per Tiranen, me qellim hartimin e nje buxheti gjitheperfshires per kryeqytetin. "Thuaj fjalen tende", eshte nje nisme e cila i sherben inkurajimit per pjesemarrjen e publikut ne vendimmarrje, per shperndarjen e fondeve publike ne dobi te mireqenies se komunitetit. Kontributi i qytetareve eshte nje domosdoshmeri per Tiranen, per krijimin e nje kulture gjitheperfshirese te komunitetit, per percaktimin e prioriteteve dhe shpenzimeve publike, per ndergjegjesimin e komunitetit mbi rendesine e pageses se taksave dhe tarifave vendore, si nje domosdoshmeri per plotesimin e nevojave te veta. Kryebashkiaku Rama mes te tjerash, vleresoi rifillimin e ketij procesi, i cili realisht do ta transformoje cilesine e demokracise vendore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›