E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi, shteti "heq dore" nga pronesia

Qeveria vendosi dje qe te privatizoje ne menyre transparente, te gjithe aksionet qe ka ne sipermarrje e kompani te ndryshme. E kete, do e nise me shitjen e aksioneve shteterore ne kompanine e telefonise celulare AMC. Kreu i qeverise, Sali Berisha beri te ditur dje se ne kuader te vijimit te politikave te privatizimit, u vendos te heq dore nga pronesite qe ka ne AMC. "Kjo do te shoqerohet me shitjen ne menyre transparente te aksioneve ne te gjitha sipermarrjet ku ne jemi aksionere", tha Berisha. Duke e vleresuar te suksesshem procesin e privatizimit, kryeministri Berisha tha se ketij procesi do t'i nenshtrohen edhe aksionet qe qeveria ka ne kompani dhe sipermarrje te ndryshme pas privatizimit te tyre, duke permbushur ne kete menyre zotimin per realizimin e nje procesi transparent te privatizimit te sipermarrjeve publike. "Ne realizojme me sukses te plote nje prej premtimeve me madhore ne fushen ekonomike, premtimin e privatizimit transparent te sipermarrjeve publike", theksoi ai. Sipas Berishes, privatizimet, kane qene plotesisht te suksesshme dhe madje, kane tejkaluar parashikimet ne suksesin e tyre. "Shpresojme qe edhe INSIG-u, per te cilin eshte hapur tenderi nderkombetar dhe kane treguar interes te vecante 8 - 12 kompani, do te privatizohet brenda vitit dhe po keshtu aksionet e AMC-se, me pas aksionet e Telekomit e te ARMO-s", tha kryeministri. Sipas tij, qeveria qe ai drejton nuk deshiron te jete aksionere. Ajo ka misione e detyra te tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›