E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Dosjet, nepermjet konsensusit politik

TIRANE - Ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha shprehu vendosmerine e qeverise, qe procesi i trajtimit te dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit ne Shqiperi te zhvillohet ne perputhje te plote me Kushtetuten dhe me nje konsensus sa me te gjere politik. Sipas zyres se shtypit prane MPJ-se, ministri Basha priti ne nje takim Marianne Birthler, e ngarkuara Federale per dosjet e sherbimit te sigurise se shtetit te ish-Republikes Demokratike Gjermane (STASI). Birthler ndodhet ne Shqiperi si e ftuar ne konferencen e organizuar nga fondacioni "Friedrich Ebert" me teme: "Kapercimi i se kaluares- Zgjidhja e ceshtjes se dosjeve te sigurimit te shtetit ne Gjermani dhe Shqiperi".

Duke vleresuar zhvillimin e konferences, ministri Basha ndersa vuri ne dukje se ky eshte nje dimension i ri ne bashkepunimin midis dy vendeve tona, vleresoi se "eksperienca gjermane ne lidhje me trajtimin e se kaluares komuniste eshte shume e vlefshme". Ndersa Birthler u shpreh se trajtimi i se kaluares komuniste edhe ne Gjermani ka qene nje proces i veshtire, megjithate ai ishte nje proces i domosdoshem per te ecur perpara. Pasi vleresoi si shume interesante njohjen me eksperiencen shqiptare mbi kete teme, ajo nenvizoi se "pala gjermane do te ishte e gatshme te asistonte palen shqiptare ne kete drejtim".

Paralajmerimi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›