E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperia, pol arkeologjik"

Shqiperia do te kthehet ne nje pol shume te rendesishem per arkeologjine, restaurimin dhe ekspertizen si dhe ne nje qender rajonale prestigjioze ne turizmin kulturor me kualitet te larte. Keshtu vleresoi dje gjate nje takimi me kryeministrin Sali Berisha zv/drejtoresha e UNESCO-s, Fransua Riviere. Duke falenderuar kryeministrin per ndjeshmerine dhe mbeshtetjen qe ka treguar per procesin e pranimit te Beratit ne UNESCO, ajo shprehu sigurine se UNESCO do te lartesoje imazhin e ketij qyteti ne bote edhe per faktin se ky qytet eshte nje deshmi, se si njerezit dhe kulturat mund te jetojne ne harmoni dhe tolerance, vlera keto per te cilat bota sot ka nevoje me shume se kurre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›