E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani rregullues, si do e ndryshoje Tiranen

Plani rregullues sjell nje risi, duke krijuar zona zhvillimi mikse, ku nderthuren funksione te ndryshme si strehim, punesim, argetim dhe sherbime sociale si dhe lehtesira publike. Si rrjedhoje, do te minimizohet trafiku ne qytet, fakt ky qe sjell uljen e nivelit te ndotjes. Gjithashtu, ai synon te burimet natyrore, te zonave delikate si lumenjte e liqenet, zonat kodrinore, duke kufizuar ndertimet ne to.

Me zgjerimin e qytetit te Tiranes, vemendja e bashkise eshte perqendruar ne zonat informale. Fillimi i procesit te legalizimeve si dhe permiresimi i infrastruktures ne keto zona, i ka bere ato qe te jene ne fokusin e ndertuesve dhe si pasoje ne ate te bashkise se kryeqytetit. Afersia me qendren si dhe projektet qe pritet te zbatohen ne keto zona, parashikojne qe ne te ardhmen periferite e kryeqytetit te kthehen ne zonat ku do te investohen me shume. Keto zona jane edhe nje nder zerat kryesor te planit rregullues te Tiranes. Pikerisht per kete arsye, kreu i bashkise, Edi Rama, theksoi se "zonat informale ne kete plan nuk jane pare si pengese, por si nje shteg mundesish per nje cilesi jete. Ne te gjitha zonat informale vertet ka rruge te ngushta, por ka oborre te gjera dhe te gjitha ato oborre te gjera jane potencial per rritjen e permases se gjelber". Sipas tij, "Tirana sot do te ishte nje kryeqytet me nje perspektive shume me te shkelqyer, ne rast se nuk do te kishin ndodhur zhvillimet barbare ne Kashar, ne rrezen e Dajtit, ne kodrat e Selites, zhvillime te cilat kane marre parasysh vetem interesat private dhe nuk kane marre absolutisht parasysh interesin publik". Megjithate, do te pritet miratimi i ketij plani per te pare me tej ndryshimet qe do te perfshijne zonat periferike te Tiranes.

Kufijte e qytetit te Tiranes do te shtrihen ne nje hapesire prej 400 kilometer katrore, ne te cilen perfshihen edhe 5 zonat informale te cilat presin te legalizohen. Prej 5 vjetesh ka perfunduar hartimi i Planit Strategjik per Tiranen e Madhe, plan i cili eshte nje studim i detajuar per menyren e zhvillimit te metropolit shqiptar ne nje hapesire prej 400 kilometer katrore me nje vlere fillestare prej 340 milione USD, ku mendohet qe qeveria te financoje 50 per qind te tyre. Plani ne fjale ka kaluar per votim ne KRT-ne e qarkut Tirane ne vitin 2004, nderkohe qe eshte depozituar qe ne vitin 2005 ne sekretariatin e KRRTRSH-se. Studimi i kesaj hapesire perfshin pjese se te gjitha juridiksioneve administrative te qeverisjes vendore si bashkia Tirane, Kamza, Vora, komuna e Farkes, Vaqarri, Kashari, Berxulla, Zall Herri, Pakuqani, Preza dhe Dajti. Plani strategjik per Tiranen e Madhe eshte hartuar ne vitin 2003 dhe do kaloje ne tri faza. Faza e pare ka nisur nga viti 2002 dhe eshte mbyllur ne vitin 2007 dhe do te perqendrohet ne korridorin midis autostrades dhe lumit te Tiranes, Koder Kamez, pjesa lindore e Yzberishtit, me kuadratin veriperendimor te qendres se Tiranes. Faza e dyte do te vazhdoje ne vitet 2008-20012 do te perqendrohet ne Kamez, Pakuqan dhe Sauk. Ndersa faza e trete qe do te vazhdoje nga viti 2013 deri ne 2017 synon zonat lindore te bashkise se Tiranes dhe zgjerimin e zones se Yzberisht. Urbanizimi per 15 vitet e ardhshme do te kufizohet gjeresisht ne zonen midis dy unazave, rruga e unazes se qytetit perreth Tiranes dhe rruga kryesore orbitale, e cila perfshin Paskuqanin, Kamzen, Berxullen dhe Yzberishtin. Duke rrethuar zonen e urbanizimit qe eshte nje vije e gjelbert, ku do te lejohen vetem perdorimet me shkalle te ulet. Lartesia e ndertesave do te jete e kufizuar ne pjesen me te madhe te qendres se qytetit te Tiranes, ne menyre qe te ruaje cilesi te larte dhe te shmange rrjetin infrastrukturor dhe sistemin rrugor te renduar. Zhvillimi i nivelit te larte eshte propozuar per korridorin e Pakuqanit, duke lidhur Qytetin e Tiranes me zonat periferike veriore te lumit te Tiranes. Gjithashtu, kodimi nxit zhvillimin e zonave me nivel te larte te gershetuara me perdorimin si nyje transite, ku kryqezohen linjat e rrugeve kryesore dhe publike transite si dhe qendrat e lagjeve. E gjithe kjo hapesire do te lidhet me nje rrjet rrugor te ndare ne tre kategori, perkatesisht rruge kryesore te tipit A, te tipit B dhe rruge sekondare me nje gjatesi totale prej 170 kilometrash si dhe eshte propozuar te ndertohet nje sistem Metro-Hekurudhor, duke perdorur linjat egzituese. Linjat do te lidhin aeroportin me Universitetin dhe kombinatin me qendren e Kamzes. Stacionet e tjera do te perfshihen ne fokusin e programit per dendesimin e zonave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›